Njihuni me adoleshenten me flokët më të gjata në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rekordin si adoleshentja me flokët më të gjatë e thyen një vajzë 17-vjeçare nga India. Adoleshentja ndaloi prerjen e flokëve pas një përjetimi të keq në një sallon bukurie.

Nilanshi Patel, nga qyteti i Modasas, në dhjetorin e 2018-s hyri në librin e rekordeve “Guiness” me gjatësinë e flokëve prej 170.5 centimetra, ndërsa tani ka arritur në 190 për të vënë rekordin e ri.

Babai i saj ka thënë se është krenar që fëmija i tij i vetëm është kthyer në yll ndërkombëtar. Patel ka thënë se s’ka vizituar asnjë floktar qe 11 vjet për shkak të një përvoje të keqe.

“Kur isha 6 vjeçare, kisha një përjetim të keq në një sallon. Që nga ajo kohë s’jam rehat nëse prej flokët. Prindërit e mi i kuptojnë dëshirat e mia dhe tani kjo është kthyer në fatin tim”, ka thënë ajo për “AFP”.

Patel detyrohet të mbathë take të larta që flokët të mos i prekin në tokë. Për kujdesin ndaj tyre, ajo ka thënë se bën të njëjtën gjë që bëjnë të gjithë adoleshentët.

Pateli mban rekordin për adoleshenten me flokët më të gjatë, por jo për të gjitha moshat. Ky rekord mbahet nga Xie Qiuping në Kinë që më 2004 kur mati flokët ato ishin të gjatë 5 metra e 61 centimetra.

Të fundit

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së...

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage mbi emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe vijon në rrjetet sociale. Në një video të...

Nis beteja e Gettysburgut, një nga më vendimtare në historinë e SHBA-së

1 Korrik 1863 Në verën e vitit 1863, Shtetet e Bashkuara ishin në mesin e Luftës Civile (1861–1865), një konflikt i përgjakshëm ndërmjet Unionit (Veriu)...

Lajme të tjera

Web TV