Dy prej tre fëmijëve që u masakruan nga nëna e tyre, i kanë bërë asaj rezistencë duke luftuar për jetën.
Amerikania Rachel Henry, vetëm 22 vjeçe, ka treguar se si dy fëmijët e saj tentuan të mbroheshin deri në vdekje nga kthetrat e saj.
22-vjeçarja e cila tashmë ndodhet në burgun e Arizonës është e varur nga memfetamina.
Ajo akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj, ndërsa krimin Rachel Henry e ka justifikuar se fëmijët ishin të sëmurë dhe kështu që nuk duhet të jetonin.Nëna përbindësh ka pranuar gjithashtu se ajo ka kënduar ndërkohë që vriste fëmijët e saj.
Policia po kërkon një shkak që shkon përtej asaj që dyshohet paraprakisht.Anthony Repsher, që e njihte nënën vrasëse u shpreh se ai e njihte për rreth 6 vite rresht, por nuk kishte parë asnjë shenjë depresioni apo sjellje armiqësore ndaj fëmijëve.Rachel Henry dyshohet fillimisht mbyti me duar vajzën 1-vjeçare, vajzën tjetër e nxori jashtë për ta vrarë aty bashkë me djalin, ndërsa ky i fundit i e goditi të ëmën në përpjekje për të shpëtuar të motrën e tij. Por, edhe këta të dy patën një fund tragjik./Fjala.al/