Vjosa Osmani, ambasadorëve të Kuintit: Do ta ruaj stabilitetin institucional

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas marrjes së këtij posti është takuar me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, siç njofton Presidenca e Kosovës, Osmani ka thënë se si ushtruese e detyrës së presidentit të Kosovës, do të ruajë stabilitetin institucional.

“Osmani i informoi ambasadorët e Kuintit me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rolin e saj si ushtruese e detyrës së presidentes në ruajtjen e stabilitetit institucional, unitetin politik, si dhe maturinë dhe kujdesin të cilin institucionet e vendit po e tregojnë në këtë fazë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, mori pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, në bazë të kompetencave kushtetuese, pasi Hashim Thaçi njoftoi se ka dhënë dorëheqje.

Sipas Kushtetutës të Kosovës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

Më 5 nëntor, Thaçi, në një konferencë për media, tha se dorëheqja e tij vjen pasi i është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga një gjykatës i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit të presidencës, vendet e Kuintit dhe BE-ja e kanë siguruar Osmanin se do të vazhdojnë përkrahjen për popullin dhe institucionet e Kosovës, shkruan rel. Vendet e Kuintit janë: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Të fundit

Gazetarët “masakrojnë” Stojkovic pas ndeshjes me Shqipërinë: Gjeni një trajner të ri

Serbia vinte në Tiranë me stofin e një ekipi favorit, por në fushë, të besuarit e Stojkovic shfaqën një...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 8 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 98.2 lekë. Franga...

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të...

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh prej 20,000 dollarësh. Galeria Rajonale...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Lajme të tjera

Web TV