Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, SPAK 350 kërkesa për përgjime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë muaj pas ngritjes së këtij institucioni, prokurorët e SPAK-ut kanë vendosur të vënë në punë një nga “armët” më të fuqishme, atë të përgjimit. Nga janari deri në fund të tetorit Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës qindra kërkesa për persona që dyshohet si të përfshirë në afera dhe krim

Nga Elvis Myrta

Gjatë këtij viti Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përveç hetimeve zyrtare që ka nisur ndaj të korruptuarve dhe personave që merren me aktivitete kriminale në gjykatë ka depozituar edhe dhjetëra kërkesa për të kryer hetime me metoda proaktive. Sipas informacioneve që gazeta ka siguruar nga institucioni i akuzës, mësohet se nga janari deri më fund të tetorit prokurorët e SPAK, i kanë kërkuar gjykatës rreth 350 leje për të përgjuar persona që dyshohet apo ka indicia që kanë kryer verpa të ndryshme penale. Kjo është metoda më e përdorur nga Porkuroria e Posaçme, SPAK, ku nuk kanë munguar edhe rastet kur në pranga janë vënë zyrtarë, njerëz të drejtësisë por edhe persona me rekorde kriminale.

Ndër to mund të përmendim arrestimin në mujin të Drejtorit të Tatimeve të qytetit të Korçës, Thoma Totonozi, dhe vartësin e tij Sjuard Bardhosi. Në atë kohë SPAK tha se pas denoncimeve dhe kallëzimeve ata u mbajtën nën përgjim telefonik dhe ambiental prej dy muajsh e më pas, policia e qytetit juglindor në bashkëpunim me SPAK bëri të mundur arrestimin e drejtorit dhe vartësit të tij. Por një rast tjetër korruptiv i zbardhur në sajë të përgjimeve telefonike është edhe një rast korruptiv nga rradhët e drejtësisë.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka u vu në përgjim nga kolegët e saj, ku nga përgjimet që zgjatën rreth tre muaj rezulton se gjyqtarja dhe avokati Skënder Demiraj, i arrestuar nga ana e SPAK-ut, do merrnin 6 mijë euro për lirimin e të dënuarit Orian Balit. Nga përgjimet e kryera Nejson Bali, vëllai i personit të dënuar telefonon nënën e tij dhe i thotë se së pari gjyqtarja kërkon 6 mijë euro, duke qenë se trupa gjykuese përbehej nga tre gjyqtarë.

Një hetim tjetër që zgjati më shumë se një muaj përmes përgjimeve telefonike i udhëhequr nga SPAK-u, bëri të mundur arrestimin e pedagogut të universitetit Fan Noli të Korçë, Alket Dino, nga ku rezultoi se përmes rryshfetit jepte nota kaluese për studentet. Por nga 324 kërkesa për vënin në përgjim të personave të dyshohet se janë të inkriminar, janë rreth 80 kërkesa që janë pranuar nga gjykata dhe të lejojnë përgjimet telefonike dhe ambientale. Por këto vendime janë ato që konsiderohen si përgjime të ligjshme dhe që mund të përdoren për provë në proceset gjyqësore.

Shifra e përgjimeve të tjera ende të paautorizuara dhe të vleftësuara si të ligjshme mund të jetë më e lartë. Këto shifra flasin vetëm për Prokurorinë e Posaçme SPAK, ndërkohë që edhe Prokurori të tjera të rretheve në hetimet që kryejnë përdorin përgjimin si një nga metodat proaktive të ndjekjes dhe zbardhjes së çështjeve të ndryshme.

Pak muaj më parë pati një debat të gjerë  për një propozim të qeverisë që i jepte një dorë të lirë Policisë në përgjimet telefonike. Propozim nga i cili u tërhoq pas shumë debatesh, ndërsa përgjimi konsiderohet si një nga metodat më efikase, por edhe më afër shkeljes së të drejtës për privatësi. Duke e bërë të nevojshme kontrollin e tij nga gjykata. Në maj të këtij viti Këshilli i Ministrave propozoi ndryshimin e ligjit për policinë e shtetit, ku pa vendim prokurorie uniformave blu u lejohej që për tri muaj të vinin në gjurmim çdo indivit që ata dyshohej se merrenin me aktivitet kriminal. Me ndryshimet ligjore përgjimet mund të vijonin për tri muaj, por me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, atom und të zgjaten edhe me 3 muaj të tjerë.

Lexo edhe :  Emërohen shefat e rinj të komisariateve, asnjë grua në post drejtues

Por, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, këtë ndryshim të ligjit e kundërshtoi si “shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut”. Vendimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme për përgjime janë më të shpeshtat nga kjo gjykatë, teksa vendime të tjera janë ato të dënimeve për korrupsion aktiv të personave që janë kapur duke korruptuar zyrtar dhe trafik të narkotikeve, vjedhje dhe vrasje në kuadër të grupit kriminal.

Në ligjin ekzistues përgjimi ambiental, regjistrimi audio dhe video dhe përgjimi i bisedave telefonike mund të bëhet vetëm me autorizimin e prokurorisë. Kjo ndodh vetëm në rastet “kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera.”

Kërkesat për përgjimet

Hetime të shumta janë duke u kryer nga ana e prokurorisë për goditjen e krimit të organizuar, ku vetëm gjatë vitit 2020 qindra kërkesa për përgjime janë dorëzuar në Gjykatën Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga ana e SPAK-ut. Nga burime konfidenciale gazeta “Fjala” ka mësuar se SPAK-u, se numri mund të ishte edhe më i lartë por për shkak të pandemisë dhe izolimit të vendit për gati dy muaj e gjysmë numri nuk kaloi më shumë se 350.

Institucioni i akuzës i ka kërkuar GJKKO-së, vënien në përgjim të personave që dyshohet se merren me veprimtari kriminale. Nëntë muaj pas ngritjes së këtij institucioni, prokurorët e SPAK-ut kanë vendosur të vënë në punë një nga “armët” më të fuqishme, atë të përgjimit. Me ndryshimet e reja ligjore që janë bërë, të drejtën për të autorizuar përgjime nuk e ka më Prokurori i Përgjithshëm, por e ka Gjykata e Posaçme e Apelit.

Sipas burimeve, kreu i SPAK-ut, ka dërguar në gjykatë dhjetëra kërkesa ku ka kërkuar autorizim për të nisur përgjimet, kryesisht për disa grupe kriminale. Po ashtu, mësohet se është kërkuar dhe zgjatja e afateve për përgjimet që janë në proces, duke qenë se gjatë pandemisë ka pasur vonesa. Bashkimi Evropian një ndër kushtet kryesore për negociatat ka vënë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe SPAK-u është institucioni i vetëm që mund ta realizojë këtë kusht. Për sa i takon ligjit për përgjimet, risia është se ka ndryshime kompetencash.

Deri në 2016 ishte Prokurori i Përgjithshëm ai që vendoste gjithçka, pasi kishte bërthamën e pajisjes së përgjimit. “Prokuroria kompetente paraqet kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë të pajisjes elektronike të komunikimit ose videosurvejimeve të fshehta në vende publike dhe private te kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose, në mungesë të tij, te zëvendëskryetari.

Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose, në mungesë të tij, zëvendëskryetari pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim për përgjim, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë të pajisjes elektronike të komunikimit”, thuhet në ligj.

Të fundit

Një inspektor krimesh hyn me gomar në Big Brother Vip!

I njohur si Zebervoki, ai është banori më i ri i Big Brother Vip 4. Personaliteti i njohur i rrjeteve...

Usyk “gdhënd” emrin e tij në historinë e boksit, ukrainasi mposht sërish Tyson Furyn

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Bien sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 22 dhjetor 2024

Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie...

Horoskopi ditor, 22 Dhjetor 2024

Dashi Nuk do jeni shumë të kthjellët sot për atë që duhet të bëni në jetën në çift dhe do debatoni herë pas here me...

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1 me 2 falë golit të...

Lajme të tjera

Web TV