Rekord i ri/ 12 viktima dhe 525 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

12 viktima dhe 525 raste të reja në 24 orët e fundit, një rekord i zi, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i dyfishtë si për viktimat dhe të infektuarit vjen në në një moment kur u vendos mbyllja e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Mes viktimave është edhe një 34 vjeçar nga Durrësi, i cili vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Viktimat e tjera janë një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënuar edhe numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i pandemisë, pasi 525 persona rezultuan pozitiv në testin e COVID-19.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor...

E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën...

Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust sjell detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar...

SHBA do të vendosë armë në hapësirë, çfarë është “Kupola e Artë” e propozuar nga Trump!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e Artë. Ky kundërajror shumështresor, në...

Redi Tusha, vëllai i truprojës së Berishës; Një ndër furnizuesit kryesorë të heroinës

Redi Tusha është një ndër personat e shpallur në kërkim pas goditjes së grupit të organizuar kriminal shqiptaro-italian gjatë zhvillimit të operacionit “Ura”, që...

Lajme të tjera

Web TV