“Buxheti Faktik” i 2019-ës në Kuvend: Borxhi publik në nivelin me të ulët nga viti 2014

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje u prezantua projektligji “Për miratimin e Buxhetit Faktik 2019”, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku një pjesë të rëndësishme zuri ecuria e borxhit publik. “Borxhi publik gjatë vitit 2019 përgjithësisht u karakterizua nga një ecuri pozitive, duke qenë në përputhje me objektivat makro-fiskale, buxhetin e planifikuar për vitin 2019 dhe objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit(SAMB).

Dua të theksoj se, në përputhje me objektivat makro-fiskale, niveli i borxhit publik në raport me PBB  për të katërtin vit radhazi u vlerësua me rënie. Në fund të vitit 2019, borxhi publik u vlerësua në nivelin 1,112.6 miliard Lekë ose 65.9% e PBB. Krahasuar me fundin e vitit 2018, niveli i borxhit publik në raport me PBB ka shënuar një rënie prej 2.0 pikë përqindje”, u shpreh Mimoza Dhëmbi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Për të reduktuar dobësitë e lidhura me borxhin publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndërmarrë disa masa për rregullime fiskale gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, reforma kundër informalitetit ka ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave, duke mbetur një prioritet i vazhdueshёm. “Sa i përket menaxhimit të borxhit gjatë këtyre viteve, kemi zvogëluar risqet e ndryshimit të termave duke diversifikuar dhe zgjatur ndjeshëm maturitetin e borxhit tonë”, shtoi përfaqësuesja e ministrisë. Politika fiskale konsoliduese synon të mbajë trajektoren e rënies së borxhit publik nё raport me Prodhimin e Brendshёm Bruto që nga viti 2016./fjala.al

Të fundit

Të jetosh nën zero/ Njihuni me vendet më të ftohta në botë

Dëshironi të dini se cili është vendi më i ftohtë në botë? Këtu keni një listë të vendeve më...

Aksident i rëndë në Florida, treni përplaset me zjarrfikësen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Florida ku një tren është përplasur me një zjarrfikëse dhe për pasojë 15 persona janë plagosur, përfshirë...

Postet drejtuese nuk do të përfshihen/ Qeveria mblidhet sërish për shpërblimet e policisë

Këtë fillim jave qeveria do të mblidhet sërish për të miratuar një tjetër shpërblim për fundvit. Bëhet fjalë për 8 mijë efektivë policie të...

Vetëm 2 të mbijetuar nga përplasja avionit me 181 persona në bord/Si arritën të shpëtojnë

Dy të mbijetuarit e konfirmuar të rrëzimit të avionit të Jeju Air në Korenë e Jugut u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit,...

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

1. Donald Trump 2.0 fillon në janar Mënyra se si do të shkojë viti 2025 për ekonominë botërore varet kryesisht nga një njeri: Donald Trump, presidenti i...

Lajme të tjera

Web TV