Mbyllja e hetimeve për DH Albania, Shehaj: E urdhëroi Edi Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Agron Shehaj e konsideron një nga përfundimet më qesharake dhe skandaloze në historinë e Prokurorisë shqiptare mbylljen e hetimeve për kompaninë DH Albania vetëm me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Demokrati, i cili ishte një prej personave që denoncoi skandalin e DH Albanias në Unazën e Re në Tiranë, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar mbylljen e hetimeve.

“Edi Rama dhe Damian Gjiknuri dhe jo 26 vjeccari, janë krerët drejtuesit, dhe përfituesit e kësaj afere korruptive. DH Albania ishte mekanizmi i Ramës dhe Gjiknurit për të vjedhur dhe për t’i pastruar ne SHBA dhjetëra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Varrosja e çështjes nga prokuroria dëshmon se Edi Rama e ka kapur drejtësinë, e cila sot është garancia kryesore e korrupsionit dhe krimit shtetëror”, shprehet Shehaj.

Reagimi i plotë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për aferën DH Albania, të vjedhjes dhe pastrimit të 28 milionë eurove, me anë të një kompanie fantazmë.

Në mënyrë kriminale, Prokuroria ka rrëzuar akuzat për korrupsion, për shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Ajo ka dërguar në Gjykatë vetëm akuzën qesharake për fallsifikim dokumentash, akuzë e cila dënohet vetëm me gjobë ose disa muaj burg.

Asnjë zyrtar shtetëror nuk është akuzuar. Asnjë. Zero.

Prokuroria ka nxjerrë përfundimin se gjithçka ka qenë vepër e një 26 vjeçari, që ka vepruar i vetëm, pa asnjë bashkëpunëtor.

Prokuroria pretendon se 26 vjeçari ka mashtruar; Ministrinë e Transportit dhe Energjetikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, dhe OST-ne, duke fituar dy tendera prej 28 milionë euro.

Sipas prokurorisë, ky 26 vjeçar ka negociuar për javë të tëra dy kontrata të sofistikuara teknike, me dhjetëra specialistë, drejtues dhe funksionarë të shtetit, dhe ata nuk kanë kuptuar asgjë.

Lexo edhe :  “Tani fillon lufta”, Berisha po bëhet kopje e krijesës së tij Lul Basha

Ky është nje nga përfundimet më qesharake dhe më skandaloze, në historinë e Prokurorisë Shqiptare.

Mbyllja e aferës DH Albania, pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon qartazi që Edi Rama ka urdhëruar prokurorinë për mbylljen e dosjes.

​Edi Rama dhe Damian Gjiknuri dhe jo 26 vjeccari, janë krerët drejtuesit, dhe përfituesit e kësaj afere korruptive.

DH Albania ishte mekanizmi i Ramës dhe Gjiknurit për të vjedhur dhe për t’i pastruar ne SHBA dhjetëra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Varrosja e çështjes nga prokuroria dëshmon se Edi Rama e ka kapur drejtësinë, e cila sot është garancia kryesore e korrupsionit dhe krimit shtetëror.

Afera DH Albania tregon që këtu sundon korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, që këtu nuk ka vend për njerëzit punëtorë dhe të ndershëm.

Në Shqipëri nuk ka investime të huaja, sepse këtu çdo gjë është kapur nga një grusht biznesmenësh grabitqarë, që për të ruajtur pozitën e tyre, ndalojnë hyrjen në treg te çdo kujt tjetër.

Kjo aleancë politikanë-oligarkë mban peng zhvillimin e Shqipërisë, duke varrosur çdo mundësi që shqiptarët të krijojnë, ndërtojnë dhe gëzojnë frutet e punës dhe të talentit të tyre.

Kjo aleancë politikanë-oligarkë e ka kriminalizuar ekonominë duke mos lënë asnjë mundësi për biznesin e ndershëm.

Kjo aleance politikanë-oligarki ka varrosur çdo hapësirë lirie në ekonomi dhe politikë.

Pa ndëshkuar korrupsionin në Shqipëri nuk do ketë investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.

Lufta kundër korrupsionit dhe kësaj aleance kriminale është prioriteti politik më i madh i Partisë Demokratike. Kjo luftë duhet të fillojë me dhënien fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

Të fundit

Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer - libra, këngë dhe filma...

Videoja e liderëve ‘bebe’me ‘AI’në Samitin e Tiranës bën ‘namin’në mediat ndërkombëtare

52 liderët e kontinentit evropian të kthyer në fëmijë përmes inteligjencës artificial teksa shprehen në gjuhën e tyre “Mirë se vjen në Shqipëri” është...

Macron: Keni udhëheqje të fortë, jo se Edi është miku im por se ka rezultate

“Investoni në Shqipëri!” Ishte kjo thirrja e Presidentit francez, Emmanuel Macron, drejtuar disa prej njerëzve më të pasur në botë të mbledhur në Samitin...

Gara në Lezhë, PD kërkon rinumërim të dy kutive. Manja-Celibashit: Bëje ti rinumërimin

Gara në Lezhë është bërë mjaft e nxehtë në zarfet e fundit që po numërohen me votat e Greqisë. Kur kanë mbetur edhe 566...

“Rama nuk do ta gëzojë mandatin”, Berisha: Denoncova vjedhjen e votave në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat në lidhje me vizitën e tij në Bruksel gjatë Forumit të Bashkimit Demokrat. Berisha shprehet...

Lajme të tjera

Web TV