Trump shkarkon zyrtarin që kundërshtoi pretendimet e tij për zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar nga puna një zyrtar të lartë federal të sigurisë kibernetike, i cili tha se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të sigurta, dhe i cili hodhi poshtë pretendimet e presidentit për mashtrim masiv.

Trump njoftoi më 17 nëntor se ai kishte marrë vendim të pushojë nga puna, Christopher Krebs, duke thënë se një deklaratë e fundit që agjencia e Krebs bëri për të mbrojtur sigurinë e zgjedhjeve ishte “shumë e pasaktë”.

Sipas një postimi në rrjetin social Twitter, Trump pretendon se kishte pasur “mashtrime masive” në zgjedhje, duke përmendur pretendime të pabazuara, në bazë të së cilave në zgjedhjet e 3 nëntorit “kanë votuar edhe të vdekurit”, vëzhguesit janë ndaluar të kenë qasje në vendet e votimit dhe ka pasur gabime të makinës së votimit.

Twitter vendosi menjëherë një paralajmërim në postim duke thënë: “Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i diskutueshëm”.

Shkarkimi vjen pasi Trump refuzon të njohë fitoren e presidentit të zgjedhur demokrat, Joe Biden.

Avokatët e tij kanë sfiduar rezultatet e zgjedhjeve në procese gjyqësore të paraqitura në shumë shtete. Shumica janë hedhur poshtë për mungesë të provave.

Krebs drejtoi Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe të Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) që nga krijimi i saj, pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016 deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Si kreu i CISA-s, Krebs ishte një nga zyrtarët më të lartë që punonte për të siguruar infrastrukturën e votimit kundër ndërhyrjeve dhe mashtrimeve të huaja.

Ai është lavdëruar për punën e tij nga ligjvënësit e të dyja partive, si dhe zyrtarë shtetërorë dhe zgjedhorë në të gjithë vendin.

Javën e kaluar agjencia tha në një deklaratë se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “më të sigurtat në historinë amerikane”.

Lexo edhe :  “Central Park” mbulohet nga bora pas stuhisë në New York

Pas shkarkimit Krebs shkroi në Twitter: “I nderuar që kam shërbyer. Ne e bëmë punën si duhet. Mbro sot, siguro të nesërmen”, shkroi ai.

Disa ligjvënës e kritikuan shkarkimin e tij. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi (demokrate) tha se Krebs është një ekspert i respektuar i sigurisë kibernetike i cili punoi me zell për të mbrojtur zgjedhjet./rel

Të fundit

Gjermania voton të dielën/ Kush janë 4 kandidatët për kancelar

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Kancelarët e...

Rriten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 19 shkurt 2025

Sot, më datë 19 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 94.3 lekë...

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por të ftohtë sidomos në...

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me energji. Por më pas, ora...

Lajme të tjera

Web TV