Fenomeni i çuditshëm shokon studiuesit në Australi, fëmijët e prindërve të infektuar kanë zhvilluar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët në Australi janë shtangur kur kanë hasur një rast të çuditshëm ku fëmijët e prindërve të infektuar me Covid-19 kanë zhvilluar antitrupa jashtëzakonisht të efektshëm pa rezultuar asnjëherë pozitiv me virusin.

Në një studim të botuar ditën e martë në revistën mjekësore ‘Nature Communications’, studiuesit sollën si shembull një familje me pesë anëtarë, në të cilën të dy prindërit u prekën nga Covid-19 pasi morën pjesë në një martesë pa fëmijët e tyre në muajin mars. Përafërsisht një javë pas kthimit, prindërit shfaqën simptoma të tilla si kollë, hundë të zëna, ethe dhe dhimbje koke.

E gjithë familja u testua për Covid-19, por vetëm prindërit rezultuan pozitiv, pavarësisht nga afërsia e vazhdueshme me fëmijët e tyre, të gjithë dolën negativë.

“Është mahnitëse sepse fëmijët kishin kaluar një javë e gjysmë me ne, ndërsa ishim pozitivë me Covid.” – tha nëna, Leila Sawenko.

Të dy djemtë, nëntë dhe shtatë vjeç, filluan të shfaqnin simptoma të lehta si rrufë dhe e gjithë familja u testua përsëri. Edhe një herë, testet e fëmijëve dolën negativë./r.g/fjala.al

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV