“U prefshin në paqe”/ Kuvend nis me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të 51 viktimave të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

U prefshin në paqe”, tha kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa kujtoi jetët e humbura, një vit pas lëkundjeve që i morën jetën dhjetëra njerëzve.

Zonja dhe zotërinj deputetë, si sot, një vit më parë, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fuqishëm i dyzetë viteve të fundit. Durrësi, Thumana, Tirana, Laçi Lezha ishin zonat më të goditura.

51 jetë njerëzore u humbën dhe mbi tre mijë njerëz u plagosën. Disa mijra familje mbetën të pastreha. Në shenjë dhimbjeje e respekti për 51 qytetarët që humbën jetën nga tërmeti, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. Pushofshin në paqe! Të nderuar kolegë, Tërmetit të 26 nëntorit, kësaj goditjeje natyrore iu kundërpërgjigj një solidaritet i fuqishëm njerëzor.

Qindra mijëra qytetarë kontribuan me sa mundën për të lehtësuar barrën e përballimit të pasojave të tërmetit. Sfida e qytetarëve po mund sfidën e natyrës. Përgjigja e Qeverisëe institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare.

Konferenca e donatorëve e shkurtit 2020, me moton “Bashkë për Shqipërinë”, mobilizoi për rindërtimin një ndihmë jashtëçdo parashikimi: 1.15 miliardë Euro, prej të cilave 300 milion dhuratë.

Përpjekjet tona për rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre të rindërtuara apo të reja, nuk u ndalën, nga pandemia e Covid-19, e cila shpërtheu në kulmin e rindërtimit.

Kuvendi inkurajon punën e Qeverisë për realizimin e objektivave të rindërtimit edhe në kushtet e kostove që imponoi pandemia. Fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë. Solidariteti e dashuria njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet. Ju faleminderit“, tha Ruçi në fjalën e tij.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 20 Qershor 2025

E ndërsa kanë kaluar 12 muaj nga tragjedia, ende plagët janë të hapura, ku shumë njerëz kujtojnë familjarët e ndjerë, ndërsa me dhjetëra janë ende pa nj çati mbi kokë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV