Një vit nga tërmeti/ Veliaj: Të brishtë në fatkeqësi, të fortë në ringritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka përkujtuar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook 1-vjetorin e tërmetit fatkeq të 26 nëntorit 2019.

Veliaj shkruan se tërmeti fatal provoi brishtësinë tonë njerëzore, por që shqiptarët ditën të ngrihen edhe më të fortë.

Një vit më parë tërmeti fatal provoi BRISHTËSINË tonë njerëzore! Një vit më pas, iu përgjigjëm pasojave të tërmetit duke rindërtuar dhjetëra shkolla e qindra shtëpi për të provuar FORCËN tonë! Të brishtë në fatkeqësi, të fortë në ringritje – ne, shqiptarët e bashkuar”, shkruan Veliaj.

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 ishte një nga më të fortët që është regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Pavarësisht dëmeve tepër të rënda, Bashkia e Tiranës trajtoi me bonus qiraje të gjithë familjet që dolën të pastrehë dhe dha dëmshpërblime për familjet që pësuan dëme më të lehta në banesa.

Paralelisht po punohet për pallatet e reja si dhe për banesat individuale për strehimin e familjeve të prekura në banesat e tyre të reja që janë më të sigurta, më të mëdha dhe me kushte shumë herë më të mira se të vjetrat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vështirësitë e ushtrisë ukrainase në përballjen me Rusinë

Të dërmuara nga sulmet, të mbingarkuara dhe pothuajse të mposhtura, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të zmbrapsin...

U ekzekutua me breshëri plumbash në makinë, ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj

Foto/U ekzekutua me breshëri plumbash në makinë, ky është 33-vjeçari Ramazan Mataj/K.K

Vrasja e 33-vjeçarit/ Flasin familjarët: S’kemi probleme me askënd

SHKODËR- Familjarët e 33-vjeçarit, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Dragoç, kanë pohuar se djali i tyre nuk ka patur probleme...

Një jetë pa rrjete sociale, realitet i mundshëm për të rinjtë?

Platformat e mediave sociale po vihen nën vëzhgimin politik në mbarë botën. Megjithatë, nëse ndalimet janë efektive është e diskutueshme. Për shumë adoleshentë, është e...

Kakavijë, 25 mijë emigrantë kthehen në Greqi

Rreth 25 mijë emigrantë janë rikthyer në Greqi në këto ditë të para të 2025. Ndërsa kanë kaluar festat e fundvitit në vendlindje bashkatdhetarët...

Lajme të tjera

Web TV