Elbasan/ Balla: Gjatë 3 viteve qeveria ka investuar në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm më shumë se të gjitha vitet të marra që nga 1991

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Elbasanit është duke punuar njëkohësisht në 6 vepra për të bërë të mundur furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm dhe për të përmirësuar cilësinë e tij.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e linjës së dërgimit Krastë e Vogël-Varrezat dhe Krastë e Vogël-Unaza e qytetit.

Ky investim u shërben 8 mijë banorëve të zonës jugore të Elbasanit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja inspektuan ecurinë e punimeve.

“Gjatë 3 viteve të fundit qeveria ka investuar në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm në Elbasan më shumë se sa të gjitha vitet të marra që nga viti 1991.
Investimet po vazhdojnë, ky është një projekt i madh prej 3.3 mld lekësh dhe përfshin, jo vetëm përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, dhe furnizimin e familjeve të kësaj zone, por për herë të parë krijohen rezervuaret e shpërndarjes së ujit të cilat garantojnë furnizim 24 orë.

Ne i qëndrojmë angazhimeve të marra para banorëve të Elbasanit dhe një ndër këto angazhime, është përfundimi i problemit të ujit të pijshëm për Elbasanin brenda vitit të ardhshëm.
Dikush mund të thotë pse ende diskutohet për ujin e pijshëm? Kjo është e thjeshtë, sepse qeveri në Shqipëri ka vetëm prej vitit 2013. Kushdo që ka qeverisur më parë se ka kuptuar që uji i pijshëm është çështje thelbësore. Ne jemi shumë krenar që këto punë po i bëjmë me cilësi dhe të mos shpërdorohet asnjë qindarkë publike.
Apeli për qytetarët është të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm për vaditje. Ne duam të shërbejmë siç duhet. Jemi duke punuar 24 orë pavarësisht se jemi në një vit të vështirë.” deklaroi Balla.

Lexo edhe :  14 vite nga trazirat e 21 Janarit, Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë

Për kryetarin e Bashkisë problem në gjithë këto vite për Elbasanit është humbja e ujit të rrjet, ku më shumë se 75% shpërdorohet.

“75% e ujit na humb në rrjet ndaj dhe ishte dosmosdoshmëri rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit për të gjithë qytetin. Nga ky investim përfitojnë më shumë se 8 mijë banorë, jo vetëm në orare furnizimi, por edhe në cilësi. E gjithë zona do të pajiset më sahate, për të bërë të mundur që qytetarët të paguajnë vetëm aq sa konsumojnë, por edhe të mos shpërdorohet uji i pijshëm për vaditje.”, tha Llatja.

Për furnizimin e ujë të pijshëm po punohet njëkohësisht në disa fronte dhe brenda vitit të ardhshëm, ky nuk do të jetë më një shqetësim për qytetin e Elbasanit.

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV