Evropianët i shpenzojnë paratë për t’u argëtuar, shqiptarët për t’u ushqyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 41.1% e shpenzimeve shkuan për ushqime. Kjo peshë është më e larta në rajon dhe në Europë dhe është një tregues direkt i të ardhurave të ulëta dhe i çmimeve relativisht të larta. Kosova shpenzon 34% për ushqime, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja 29%, Mali i Zi 23.5, Serbia 23.6%, sipas Eurostat.

Eurostat ka publikuar së fundmi edhe të dhënat e reja për strukturën e shpenzimeve për familjarët për vitin 2019. Ndryshe nga rajoni, familjet europiane shpenzojnë më pak për t’u ushqyer. Për vitin 2019, kjo peshë është 13%, ndonëse në rritje me 1 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm. Shteti europian që shpenzon më shumë për ushqime është Rumania (26%) dhe më pak Mbretëria e Bashkuar (vetëm 8%).

Buxhetin më të madh familjet europiane e kanë për “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar”, me 23.5% të totalit, përkundrejt 10.1% në Shqipëri.

Duke shpenzuar më pak për ushqime, familjeve në Europë u mbeten më shumë të ardhura për t’u argëtuar dhe për të udhëtuar. Europianët shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar dhe kulturë, me 8.7% të totalit, përkundrejt 3.8% në Shqipëri, edhe për transport Europa shpenzon 13% të buxhetit, ndërsa Shqipëria më pak sesa 6%. Edhe për restorante raporti është 8.7% për Europën dhe 4.9% për Shqipërinë.

Por, nëse ka një shpenzim për të cilin shqiptarët nuk kursehen ato janë veshjet, me 5.2% të totalit, përkundrejt 4.6% të mesatares europiane. Shteti që shpenzon më shumë për veshje në Europë është Rumania (6.8%) e totalit, i ndjekur nga Estonia (6.3%), Italia (5.9%) dhe më pak Islanda (3.3%).

Për shëndet, shpenzimet janë pothuajse të ngjashme (4.3% dhe 4.4%), ndërkohë që një vit më parë ishin shqiptarët ata që shpenzonin më shumë për shëndet, por në 2019-n, kjo kategori është rritur dhe për europianët.

Lexo edhe :  Sigurimi vullnetar, përfitime nëse kryeni pagesat në janar

Arsimi u kushton shumë më shtrenjtë shqiptarëve se europianëve. Një familjeje i duhet të shpenzojë 3.1% të totalit për të arsimuar fëmijët, ndërsa për një familje europiane, kjo peshë është më pak se 1% (0.9%).

Edhe për komunikim, shqiptarët shpenzojnë më shumë (3.7%, kundrejt 2.4%)./monitor/

/monitor/

Të fundit

26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Çlirimi u arrit, drejtësia ende mungon

Mbahet sot ceremonia në përkujtim të masakrës së Reçakut. Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke iu...

1 orë brenda SPAK-ut, kryebashkiaku Erion Isai tregon për çfarë u mor në pyetje

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai për rreth një orë është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut. Në dalje nga Prokuroria e Posaçme,...

Si u larguan brënda muajit 170 familje “puçistësh” nga Tirana në 1974

Nga ARTUR  AJAZI Si lindi “puçi” ushtarak i 1974 Një nga ngjarjet më të bujshme të 45 viteve të sistemit socialist në Shqipëri, padyshim mbetet edhe...

Mallrat e shportës që u rriten më shumë se inflacioni

Nga 51 grupe mallrash dhe shërbimesh që shërbejnë për matjen e inflacionit mesatar, në 34 prej tyre çmimet u rriten më shumë se mesatarja...

Kate Middelton: Sëmundja e kancerit po ma ‘fal’ jetën

Princesha e Uellsit tha një ditë më parë se është “në falje” nga sëmundja e shekullit, kanceri. Është një lehtësim i madh që tani jam në...

Lajme të tjera

Web TV