Veliaj: Në një vit po ndërtohen më shumë shkolla se në 100 vite të Tiranës kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një bashkëbisedim me gjimnazistë, përmes platformës “Zoom”, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se buxheti i ardhshëm për rininë parashikon një sërë investimesh, duke nisur nga shtimi i bibliotekave, mbështetjen e sipërmarrjeve rinore dhe teknologjinë e informacionit.

Me projektin e 17 shkollave filluam një shkollë të re tek Njësia 8, po ashtu një shkollë tjetër te Fresku, po vazhdojmë me shkollën e re 9-vjeçare në Institutin Bujqësor dhe dy shkollat e tjera tek “Don Bosko”, shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”. Do të fillojmë shkollën e re “Dritëro Agolli” te Parku Olimpik, si dhe dy shkolla në Qytetin Studenti, me të cilat zgjidhim përfundimisht çështjen e arsimit parauniversitar në Tiranë”, shpjegoi Veliaj.

Sa i përket godinave të studentëve, Veliaj tha se ka nisur puna për ndërtimin e 8 konvikteve të Universitetit Bujqësor. “Do shkojmë nga një Qytet Studenti i Kodër-Kamzës që akomodonte 150 vetë, në një Qytet Studenti që do akomodojë 2150 vetë. Ne besojmë se do të jenë gati për 12-13 muaj”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku u ndal edhe te Karta e Studentit, për të cilën tha se falë një marrëveshjeje me Kartën Studentore Europiane të rinjve do u mundësohet të aksesojnë të njëjtat shërbime si të rinjtë në vendet e tjera të BE-së. “Gama është e tillë, e paprecedentë më përpara, me 602 shërbime”, tha ai.

Një tjetër prioritet i Bashkisë së Tiranës, shtoi kryetari Veliaj, janë edhe bibliotekat, të cilat me futjen e teknologjisë nuk do të jenë më thjesht salla leximi, por do të ofrojnë edhe mjaft shërbime të tjera.

Shumë shpejt do të hapim bibliotekën “Moikom Zeqo” te Pazari i Ri, me të cilën shkojmë në 8 biblioteka të reja në Tiranë. Propozimi që kemi për të rinjtë është që bibliotekat t’i përdorin edhe si mjedise për aktivitete e funksione të tjera më inovative”, shpjegoi ai.

Lexo edhe :  Rehabilitimi i rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa/ Balluku inspekton ecurinë e punimeve

Buxhetin më të madh për këtë vit po e çojmë tek Piramida e Tiranës. Besoj se fundvitin tjetër Piramida do të ketë mbaruar, por edhe ajo nuk do të jetë thjesht një shkollë kodimi. Ka mekatronikë, robotikë, realitete virtuale, realitete të augmentuara, montazh, audio, video, animacion, etj”, u shpreh kryebashkiaku.

Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj u ndal edhe në promovimin e të rinjve në sipërmarrje, ndërsa për çështjen e punësimit tha se, “këtë vit, nga 300, do t’i çojmë në 1000 praktikat internshipet e paguara për studentët në Bashkinë Tiranës”.

Ai shtoi se në 2022 Tirana do të marrë edhe titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka do t’i japë qytetit një tjetër vëmendje sa i takon investimeve për rininë, apo për aktivitetet që do të organizohen gjatë gjithë vitit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV