Mimi Kodheli: Gabimin që bëmë për Hagën duhet ta korrigjojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mimi Kodheli e përcakton një gabim sjelljen e klasës politike shqiptare dhe që solli që liderët e UÇK-së të përfundojnë në Gjykatën Speciale të Hagës. E ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar tha se është e padrejtë që ata që drejtuan luftën për mbrojtjen e popullsisë shqiptare në Kosovë të jenë në bankën e të akuzuarve.

 

-Në Hagë po zhvillohet një nga proceset më të çuditshme edhe të vetë Hagës. Në vitin 1945 në Nuremberg cilësohet si procesi i shekullit për nazistët. Ishin 24 të akuzuar dhe vetëm 4 akuza. Ndërkohë në Hagë kemi një proces me 5 drejtues të shtetit të Kosovës si të akuzuar, kanë dhjetë akuza dhe e gjithë kjo sepse ata kanë mbrojtur popullin e vet nga një gjenocid i cilësuar si i dyti pas atij të hebrenjve.

-Unë nuk do t’i shtoja absolutisht asnjë gjë kësaj që juve thoni sepse e keni perifrazuar në mënyrën më të saktë të mundshme. E vetmja gjë që do të shtoja është që si të merresh me cic-micet e ditës, shqiptarët nuk janë naivë. Për politikën e përditshme flas që si nga kjo anë e kufirit dhe nga ana tjetër, padyshim që të shpëtojnë ca gjëra të mëdha. Kjo është një gjë. Tjetra është një grackë e madhe politike. Ne nuk duhet të kishim besuar kaq sa besojmë tek të tjerët,  duhet të kemi më shumë besim te vetja dhe duhet të kishim qenë shumë të unifikuar për të mundësuar së paku dhe për t’i dhënë dritë gjithçkaje që ndodhi në ato vite. Shpresoj që UÇK-ja të mos përbaltet me këtë gjë, besoj shumë në drejtësinë ndërkombëtare që nuk do t’i qaset politikës në mënyrën si i është qasur deri më tash. Ajo çka dua të them dhe të ndaj me ju është që jemi akoma në kohë për të mundësuar një rezolutë të përbashkët dokumentit përfundimtar që do hidhte dritë mbi atë çka ka ndodhur në luftën e Kosovës. Ku janë mijëra të vrarë, qindra mijëra të larguar nga shtëpitë e tyre, mijëra të zhdukur, mijëra gra të përdhunuara, mijëra fëmijë që nuk dihet se ku janë, sa e sa mijëra shtëpi të djegura, e sa e sa mijëra gjëra të tjera horror që kanë ndodhur në atë periudhë.  Ky është kulmi! Një xhelat, një kasap si Millosheviçi me shokë dënuan atë grushtin e vogël të njerëzve sa për të thënë që ja tani e vumë drejtësinë, ai piu kafen e gabuar atë ditë edhe e kryem punën. E para e punës jo të gjithë janë të dënuar. Të tjerë kushedi se sa shëtisin rrugëve të ndonjë shteti ndërkohë që duhet të ishin pas hekurave. E ndërkohë, sot pas hekurave është ish-presidenti i Kosovës dhe lidera të tjerë të saj. Unë besoj në dy gjëra: Faji është i joni dhe ne kemi kohë akoma të korrigjojmë dhe e dyta shpresoj në gjykimin e drejtë ndërkombëtar dhe pa influenca politike të Gjykatës Speciale. Pa pasur besim në diçka nuk mund të ecësh përpara./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Raportohet për të plagosur nga një sulm me dronë në Rusi

Dy ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë,...

Përmbytjet në Vlorë, qeveria dëmshpërblen 375 familje

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Qeveria Shqiptare ka mbajtur premtimin për mbështetje...

Rishikimi i Tingullit të Utopisë/ Muzikantët e persekutuar nga Stalini

Një rrëfim zbulues i kompozitorëve dhe interpretuesve, jetët e të cilëve u përcaktuan nga tekat e një diktatori Kathryn Hughes Fakti që Jozef Stalini e donte...

Zjarret në Los Angelos, pasoja katastrofike/ Dëmet llogariten në mbi 150 mld dollarë

Zjarret në Los Angelos, vijojnë jenë aktivë për të katërtën ose të pestën ditë radhazi dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën njëmbëdhjetë personave,...

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln €, ja sa do zgjasin punimet

Ndërtimi i aksit Elbasan – Lekaj do të kushtojë 148 milionë euro, përfshirë TVSH-në. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat me kompanitë fituese që...

Lajme të tjera

Web TV