Shqipëria ka 8 gra ministre dhe 6 burra ministra në qeverinë e Edi Ramës. Kjo është qeveria me më shumë gra në përbërje të saj në historinë 108 vjeçare të shtetit shqiptar. Po a mund të ketë Shqipëria një ditë një kryeministre femër? Dhe kjo femër a mund të jetë Mimi Kodheli, ajo që u bë femra e parë ministre e Mbrojtjes. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Kodheli dha këtë përgjigje:
-Kemi tetë gra ministre, gjashtë burra, dhe kjo është historike. Kur do kemi një kryeministre femër?
-Ajo vjen nga emancipimi shoqëror. Pas qindra vitesh demokraci, Amerika vetëm sot arriti të ketë një presidente grua. Avash, avash do vijë dita mbase.
-Unë do doja që ju të ishit kryeministrja e parë grua në historinë e Shqipërisë, jo thjesht ministre e Mbrojtjes.
-Unë jam shumë komode me çfarë kam arritur në karrierë dhe jam shumë me fat që e kam bërë këtë karrierë./fjala.al/Ke.Ba