Video/Situata e virusit të tmerrshëm në Kinë, njerëz të shtrirë përtokë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi e ka çuar në 41 numrin e viktimave dhe ka bllokuar pjesën më të madhe të Kinës. Paniku ka pushtuar Kinën e cila ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka anuluar festimet e Vitit të Ri kinez.

Edhe pse është festa më e rëndësishme në kalendar, janë pezulluar fluturimet e udhëtimet jashtë vendit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit dhe bllokimin e të prekurve.

Megjithatë, ai tashmë e ka kapërcyer Kinën pasi janë shënuar të prekur në Shtetet e Bashkuara, Singapor, Nepal, Tajlandë, Kore e Jugut, Francë, Angli, Malajzi e tjerë.

Disa qytete janë mbyllur dhe lëvizja me transport publik, privat ose ajror është kudo e vështirë por situata më kaotike paraqitet në qytetin e Wuhan, aty ku u lokalizua virusi vdekjeprurës.

Mendohet se koronavirusi që sulmon rrugët e frymëmarrjes nisi në një treg që shet shpendë të gjallë, prodhime deti dhe kafshë të egra në këtë qytet dhe u përhap me shpejtësi në provincat përreth.

Qeveria ka nisur ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan ndërsa spitalet aktuale, siç shihet në videot e mëposhtme janë të tejmbushura, ka panik, njerëz që shtrihen në dyshime, mjekë që rrëzohen dhe shumë maska./Fjala.al/Burimi:DailyMail

 

Të fundit

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kryeministri Edi Rama, së bashku me stafin e Kryeministrisë, i janë bashkuar sot zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar...

Mediat zvicerane: Noizy u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Reperi shqiptar Noizy u arrestua me të mbërritur në aeroportin e Zvicrës të shtunën, sipas mediave zvicerane. Arrestimi u krye në emër të Zyrës së...

Si ka mundësi ?

Nga ARTUR  AJAZI Si ka mundësi, që ai njeri gjithmonë del kundërrrrymës ? Si ka mundësi që ai politikan të dalëgjithmonë kundër ligjit? Si ka...

Shembet çatia e restorantit në Itali, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur mbrëmjen e së hënës. Një...

Liqeni i Treganit rrezikon të shterojë, fermerët paralajmërojnë krizë uji në Elbasan

Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz për gjendjen e liqenit të Treganit, në zonën e Llixhave të Elbasanit. Sipas saj, diga që kontrollon rrjedhjen...

Lajme të tjera

Web TV