Mësimi i kombinuar/ Kushi dhe Balla në Elbasan: Periudhë më të gjatë pushimesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej javësh në vend është duke u bërë mësimi i detyrueshëm në mënyrë të kombinuar, edhe online edhe fizikisht në klasë.

Për të inspektuar ecurinë e këtij procesi, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ishin në shkollën 9-vjeçare “Adem Krasniqi” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

Ministrja Kushi kërkoi angazhim maksimal edhe në këto ditë të mbetura, deri në mbylljen e shkollës për pushimet e fundvitit.

Vendosëm që nxënësit e fillores të vijnë në shkollë sepse për ta është më e vështirë të zhvillohet mësimi “online”, por edhe konsiderohen si jo-transmetues të fortë të COVID-19.

Edhe pak ditë mbeten deri në përfundim të këtij tre-mujori dhe kërkoj përkushtim, të kalojmë edhe këto ditë, dhe më pas do të kemi një periudhë më të gjatë pushimesh se vitet e tjera, e cila besojmë se do ta stabilizojë disi situatën”, u shpreh Znj. Kushi.

Balla, nga ana e tij, kërkoi më shumë përkushtim dhe disiplinë në këtë shkollë si dhe më tepër bashkëpunim dhe komunikim me prindërit.

Perceptimi i prindërve është se kjo shkollë s’ka të njëjtin rregull si shkollat e tjera të qytetit. Pra, duhet që shkolla e lagjes “Skënderbej” të mos ketë asnjë ndryshim në standard nga shkollat e tjera”, u shpreh Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV