Saimir Kasemi tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë pasi është princi i emisionit Love Story.
Teksa të gjithë mendonim se Saimiri anonte pak nga Silvana pas takimit të nxehtë, ai i ka befasuar të gjithë, me deklaratën e tij. Kur u pyet se cilën prej vajzave e sheh në të ardhmen si partneren e tij, ai është përgjigjur:
“Ndihem shumë mirë, shumë komod. Vajzat më kanë dhënë shumë dashuri. Sigurisht që u nisa me idenë që do e gjej këtu parteren, por ishte akoma një ëndërr, tani e përjetoj.
Ka disa nga vajzat që janë më interesante, që i shoh ndoshta edhe si partnere në të ardhmen. Kam pasur një përshtypje të mirë për Xhesin dhe vetëm ma ka përforcuar atë mendimin pas takimit që kisha.
Më pëlqen që është një vajzë e thjeshtë, e sinqertë. Nga sjellja dhe nga karakteri e shoh që mund të jetë partnerja ime e ardhshme”- ka treguar Saimiri./Bl.Ba/Fjala.al