Balla kërkon ndryshimin e rendit të ditës, dy ministrat e rinj votohen sot në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet e reja në qeveri do të votohen sot në seancën e plenare të Kuvendit. Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, dakordësuar dhe me krerët e grupeve të opozitës, ndryshimet në qeveri do të kalojnë për votim.

Besoj me mirëkuptimin që rendi i ditës të ndryshojë duke përfshirë edhe votimin e katër dekreteve që lidhen me zëvendësimet dhe shkarkimet e kabinetit të qeverisë”, tha Balla.

Ndërkohë, kryeparlamentari Ruçi i kërkoi administratës së Kuvendit të përgatisë fletët e votimit. “Administrata e Kuvendit të përgatisë sipas dekretit fletët e voimit”, tha Ruçi.

Pa humbur kohë, kreu i shtetit Ilir Meta dekretoi sot ndryshimet e reja në qeveri. Emrat e dy ministrave të rinj i shkuan mëngjesin e sotëm Presidentit, ndërsa ai i dekretoi menjëherë pa u bërë kështu pengesë.

Kush është Bledi Çuçi
Bledi Çuçi, i propozuar nga Kryeministri si ministri i ri i Punëve të Brendshme, deri më tani ka qenë ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që prej janarit 2019. Ai ka lindur në Tiranë, më 14 nëntor 1970. Ai ka një djalë, Endi Çuçi. Ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë.

Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, z. Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të qeverisë Rama. Prej tetorit të vitit 2016, z. Çuçi është i deleguari politik i PS për qarkun Gjirokastër; prej janarit 2018 shërben si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe anëtar i Kryesisë së PS, ndërsa në korrik 2018, u zgjodh anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, duke kryesuar listën e anëtarëve të Kuvendit që përfaqësojnë qarkun Gjirokastër për PS.

Lexo edhe :  Interpelanca me Ramën për emisionin e Rai 3/ Çuçi: Se kemi urgjente!

Kush është Milva Ekonomi
Milva Ekonomi, e cila pritet të jetë ministrja e re e Bujqësisë në vend, ka lindur më 3 dhjetor 1962. Ajo është diplomuar për Financё Kontabilitet në Universitetin “Aleksandёr Xhuvani” në Elbasan. Në vitin 2016 ajo mori postin e ministres së Ekonomisë. Para se të merre drejtimin e këtij dikasteri të rëndësishëm Ikonomi ishte zv. ministre e Shëndetësisë. Ajo njihet edhe për drejtimin prej 10 vitesh të Institutit të Statistikave./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Një tjetër helikopter fluturon mbi shtëpinë e BBVi, ja për kë banor ishte mesazhi

Në Big Brother Vip tashmë kemi parë të vijnë dronë me mesazhe motivuese për banorët, por edhe helikopterë. Pas surprizës...

Ulja e moshës ligjore për abort/ Ministrja Koçiu: Ligji është qartësisht i shkruar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli në emisionin “Real Story” për debatin që ka shkaktuar nisma ligjore për abortin. Gjatë kësaj interviste,...

Eksportohet energji/ KESH shet energji në vlerën e 3.2 milionë eurove për një javë

Shqipëria ka eksportuar sërish energji elektrike.Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit duke rritur...

VIDEO/ Ky është Jahti 300 milionë dollarësh i Mark Zuckerberg “Launchpad”

Jahti 'Launchpad', që besohet se është në pronësi të Mark Zuckerberg, është parë në ujërat e Fort Lauderdale, Florida. Bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO i...

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh (Emrat)

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh dy Sekretarë dhe tre Kryetarë Komisionesh Kryesia Politike e Partisë së Lirisë, me qëllim vënien sa më parë në...

Lajme të tjera

Web TV