Deputetja Klotilda Ferhati: Nuk njolloset policia nga një vrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati deklaron se  vrasja e të riut Klodian Rasha nga një polic nuk mund të njollosë të gjithë Policinë e Shtetit. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Ferhati deklaroi se kjo është një ngjarje që nuk e dënon të gjithë këtë strukturë.

-Zonja Ferhati, a nuk mund të ishte menaxhuar më mirë situata që u krijua para ditët e fundit nga protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha?

-Unë besoj se për ngjarjen ku një i ri humbi jetën nga arma e një efektivi të Policisë së Shtetit, është një ngjarje që na ka lënduar, na ka zemëruar të gjithëve, dhe sigurisht besoj se biem të gjithë dakord që incidente të tilla të papranueshme duhet patjetër të hetohen deri në fund, të dalin përgjegjësitë para ligjit, por nuk mund të merren si raste të cilat njollosin Policinë e Shtetit. Pra, ky është një gabim, një ngjarje e pazakontë, një ngjarje që duhet hetuar dhe dënuar deri në fund, dhe duhet parë si rast i shkëputur nga gjithë mënyra se si funksionon gjithë aparati i Policisë së Shtetit. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Lajme të tjera

Web TV