Kategoria e Parë luan 5 takimet e javës së 8-të, dy të tjerat luhen të dielën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tomori mundi 1-0 Besën në Berat, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të shtunën 5 prej takimeve të javës së 8-të, ku mbizotëruan fitoret e vendaseve dhe barazimet.

Mikel Canka ka mjaftuar që Tomori i Bledar Sinellës të marrë tre pikët ndaj Besës në sfidën që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar dhe të bëjë kthesën e rezultateve.

Beratasit e gjejnë atë që i duhet në të 37-ën minutë, ndërsa Canka rrëmben një top të kthyer nga mbrojtja beratase e në pozicion diagonal me portën kavajase shënon. Tomori i gëzohet kështu 3-pikëshit të tretë të sezonit.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera në grupin A, Besëlidhja është ndalur në një barazim pa gola me Orikun, kurse Korabi ka gjetur fitoren ndaj Erzenit. Në grupin B, pas Tomorit edhe Pogradeci fiton në fushën e vet, duke mundur Flamurtarin 2-1.

Ndërsa Lushnja ka barazuar 2-2 me Turbinën. Java e 8-të mbyllet të dielën, me sfidat Burreli-Dinamo, që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar,  dhe Partizani B – Veleçiku.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kremtimi i Pashkëve Ortodokse, kaos në pikën kufitare të Kakavisë

Teksa besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët ditën e sotme, raportohet se mijëra shqiptarë kanë vendosur të kthehen në atdhe për...

Rriten sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me...

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të...

Ekspertët japin paralajmërimin e frikshëm për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve ka prekur kafshët e egra rreth e rrotull botës dhe tani është duke u përhapur edhe te lopët. Në rastet e...

“Politikanët me pasuri miliardëshe”/ Drejtori i ‘Antikorrupsionit’ bën deklaratën e fortë

Në një intervistë televizive, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka thënë se Kosova ka politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe. “Kemi...

Lajme të tjera

Web TV