“Kushtetuesja”/ Meta: Duhet përgjegjësi maksimale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta thotë se Gjykata Kushtetuese, e cila tashmë është bërë funksionale është një nga institucionet më të rëndësishme në vend.

Në një komunikim me gazetarët nga Elbasani, kreu i Shtetit dhe se procesi për bërjen totalisht funksionale të kësaj gjykatë vazhdon.

Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe do të jetë institucioni më i rëndësishëm në vend, si në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që vendi mos mbetej pa Gjykatë Kushtetuese, por ka ende punë për të patur një gjykatë plotësisht funksionale”, tha Meta.

Një mesazh, Kreu i Shtetit kishte edhe për anëtarët e rinj të kësaj gjykate. “Për presidentin funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është thelbësore dhe unë shpresoj që për të gjithë anëtarët e kësaj gjykatë që janë bërë pjesë e saj dhe do të bëhen pjesë të kenë përgjegjshmëri maksimalë për të kuptuar rëndësinë e këtij institucioni, për shtetin e së drejtës, për të drejtat e qytetarëve, për të mbrojtur demokracinë.

Unë do të mbështes pavarësinë e këtij institucioni dhe pavarësinë institucioneve të tjera”, tha ndër të tjera Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

50 euro për një votë, SPAK mbyll hetimet paraprake për 4 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të...

‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’/ ‘Nofkat’ e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë

Zbardhen detaje nga dosja e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe...

Lajme të tjera

Web TV