Vendimi i KQZ-së/ Nga lejet e legalizimit tek PPP-të, ja çfarë nuk lejohet 4 muaj para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me unanimitet që të kushtëzohet veprimtaria shtetërore si përdorim i saj në fushatë katër muaj para zgjedhjeve. Sektorët që nuk lejohet të përfshihen në fushatë gjatë apo pas orarit të punës, nga administrata shtetërore deri tek arsimi.

Nga Fernada Cenko

Ndryshe nga periudhat e tjera elektorale, për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm Komisioni Qendror Zgjedhor është treguar më i ashpër ndaj qeverisë për të mos promovuar “punët e mira” të saj që ka ndikim direkt tek elektorati.

Gazeta “Fjala” ka zbardhur vendimin e Komisionit Zgjedhor se çfarë nuk do të lejojë në katër muaj e ardhshëm, para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Dhe u duk ditët e fundit kur koha televizive për të publikuar ato të ndaluarat ishte shumë e madhe ndaj “punëve të mira” të qeverisë.

Në listën e vendimin të Komisonit Qendror të parat që kanë një impakt të madh në publik janë ndaluar. Siç është shpërndarja e lejeve të legalizimit, shpërndarjen në veprimtari publike të akteve për regjistrimin e tokës bujqësore, çertifikatave të pronësise, dhe çfarëdolloj titulli pronësie sipas legjislacionit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, si dhe të regjistrimeve të titujve të pronësisë sipas ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën” në prezencë të medias në katër muajt e ardhshëm.

“Pёr rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

Po ashtu është e ndaluar vënia në dispozicion të aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të parashikuara në nenin 142, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, për qëllime zgjedhore, që janë në pronësi apo administrim të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose të njësive të vetëqeverisjes vendore, apo çdolloj enti tjetër ku shteti zotëron kapital/kuota/aksione ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit.

Nuk do të përdoret asnjë burim njerëzor nga administrata shtetëtrore në mbështetje të fushatës zgjedhore përfshi këtu mësuesit edhe nxënësit. Të gjitha këto kategori nuk do të marrin pjesë as gjatë orarit zyrtarë por as jashtë orarit zyrtar.

Lexo edhe :  “Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Lëvizjet në administratë

Me vendim të KQZ-së nuk do të lejohet asnnjë lëvizje nga puna siç mund të jetë marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, shtesat në organikën e çdo institucioni publik e shteteror apo emërime provizore, me përjashtim të rasteve të përligjura.

Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij.

Por, përjashtim bëjnë rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë. Po ashtu do të ndalohen kontrollet dhe verifikimet e bizneseve tregtare dhe operatoreve në kundërshtim me procedurat ligjore dhe veprimtarinë institucionale.

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi i akteve ligjore ose nënligjore, ose nxjerrja e tyre me qëllim informimin e publikut në lidhje me vendimmarrjen e institucionit miratues në faqen e tij zyrtare, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, faljet e kamatvonesave, të gjobave, të detyrimeve tatimore e doganore vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore ose të epidemisë/pandemisë, apo ka si qëllim zbatimin e një detyrimi ligjor me karakter ndërkombëtar apo zbatimin e një vendim gjyqësor të formës së prerë.

KQZ: Asnjë koncension para zgjedhje 

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, Komisioni Qëndror Zgjedhor ka ndaluar dhënia e kontratave publike të koncensionit/partneritet publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncensionare të identifikuar dhe nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor.

 

Të fundit

Primaret reale të PS dhe rreziku nga profili i ulët i kandidatëve

Nga Mero Baze Diferenca mes betejës së listave në Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike është thelbësore. Për demokratët, beteja elektorale përfundon...

Agjencia për drogërat në BE: Shqiptarët përdorin më shumë kokainë, e marrin edhe në zyra

Përdoruesit shqiptarë të drogave kanë nivelin më të lartë të konsumit të kokainës në Europë, me 41% të përdoruesve që kanë konsumuar kokainë, përkundrejt...

”Zgjedhjet e 11 majit”/ Rama: Nuk janë të zakonshme, varet e ardhmja e vendit

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Ai tha se ky proces zgjedhor nuk do...

”Kemi një dritare të hapur për në BE”/ Rama: Nuk duhet ta humbim

“Për herë të parë, qysh se unë jam në krye të PS, dhe në krye të qeverisë, është hapur një dritate në marrëdhëniet e...

Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët

Niveli ekonomik i të rinjve prodhon arritje të ulëta mësimore sidomos në matematikë vëren Fondacioni Europian i Trajnimeve në publikimin e fundit “Trajnimet, arsimi, aftësitë...

Lajme të tjera

Web TV