Parku Kombëtar i Valbonës tre ditë pa drita, rrezikohet turizmi në zonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, prej tre ditësh është në errësirë të plotë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, duke rrezikuar kështu seriozisht turizmin malor në këtë zonë.

Burime për Fjala.al thanë se errësira ka pllakosur gjithë pjesën malore, kurse reshjet e shumta të dëborës kanë arritur të mbulojnë gjithçka.

Të njëjtat burime treguan se autoritetet lokale dhe ato qëndrore deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës, kur në të njëjtën kohë po rrezikohen seriozisht dhjetra biznese në zonë.

Kujtojmë se Parku Kombëtar i Valbonës u mbulua nga dëbora në ditët e para të dhjetorit, duke ofruar një peizazh mahnitës jo vetëm për turistët vendas, por edhe ata të huaj.

Pavarësisht përmirësimit, vitet e fundit, të infrastrukturës rrugore dhe investimeve të vetë banorëve, në këtë pjesë të Alpeve shqiptare për këtë sezon dimëror po rrezikohet seriozisht turizmi malor, kjo si pasojë e ndërprejeve të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV