Ja çfarë bën Noizy për fëmijët prekur nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i famshëm shqiptar Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy, përveç suportit që ai ka bërë në ditët e vështira të tërmetit, ka menduar përsëri për fëmijët e qytetit të Durrësit.

Duke u veshur si babagjyshi i Vitit të Ri dhe duke kënduar e kërcyer, ka krijuar një atmosferë festive në këtë qytet ku dukej sikur nuk do të festohej për shumë kohë,  Noizy ka qenë  aty duke u dhënë fëmijëve ende shpresë për qytetin e tyre, në të cilin shumë buzëqeshje kanë ngrirë.

Kwngwtari Noizy është mjaft aktiv nëpër koncerte në jetën e natës, por tani njihet edhe për shpirtin e tij human, dhe dashurinë e madhe që ka për njerëzit. Ai është shpërblyer me mirënjohje për mbështetjen dhe suportin që u dha njerëzve pas tërmetit të 26-nëntorit. Përveç netëve pa gjumë nën hijen e dhimbjes së viktimave, dhe të tjerve që prisnin ushqime dhe ndihma , ka qenë reperi ai që ka gatuar vetë për personat e strehuar në çadra.

Noizy-n në Instagram e shohim duke kërcyer dhe të lumtur pranë fëmijëve, ai falënderon Palace Hotel për suportin dhe Jolie-event, mesa duket edhe këto biznese i kanë bërë të mundur këngëtarit një ambient edhe më të ngrohtë.

Nuk ka gjë më të bukur, sipas reperit, në këtë moment në qytetin e Durrësit, se sa sytë e lumtur të fëmijëve që i rezistuan një fatkeqësie kaq të madhe. Dhe sot ata me siguri besojnë se ekziston një babagjysh që do t’u realizojë dëshirat e tyre. Mesa duket ky ka qenë edhe qëllimi reperit, t’i bëjë ata të besojnë dhe të luftojnë për ëndrrat e tyre./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, bëhet pjesë e stafit akadamik të Harvardit

Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka...

E rallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është kapur një peshkaqen me ngjyrë...

Lajme të tjera

Web TV