Meta: Po largohen intelektualët, 25 prillit vendimtar për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të publikuar nga OECD, ku Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se largimi i ‘ajkës’ së shoqërisë, është një tjetër tregues i dhimbshëm se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese.

Meta ndër të tjera thekson se referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë.
Postimi i plotë:

Një tjetër rekord i zi! Sipas raportit të vitit 2020, të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Shqipëria renditet e 4-ta në botë për emigracionin e personave me aftësi të larta në punë dhe e 8-ta në botë për normën e largimit të intelektualëve.

Largimi i “ajkës” së shoqërisë, është një tjetër tregues i dhimbshëm se nga Shqipëria po largohen edhe qytetarët, që kanë një standard të mirë jetese, marrin një pagesë të kënaqshme dhe kanë një pronë, por për të cilët niveli i shërbimeve publike është i papranueshëm, ndjehen pa zë, të papërfaqësuar, të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen në vend dhe të pashpresë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë. Është një mundësi për të rikthyer standardet cilësore të shërbimeve, respektin dhe dinjitetin njerëzor, për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë, me mundësi dhe shpresa të reja, veçanërisht për rininë.

Lexo edhe :  “Jemi shumë vonë për primaret”/ Berisha i përgjigjet Bardhit: Do zbatohet statuti

Me shpresë dhe besim, të bashkohemi e të marrim në dorë fatet tona për të ndryshuar këtë realitet, që po shkatërron familjet dhe po plak Shqipërinë, për të ndërtuar këtu të ardhmen e sigurtë dhe europiane për të gjithë.
l.m/Fjala.al

Të fundit

“Reforma në drejtësi, sfiduese”/ Rama: Është mjaft e duartrokitur

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në Madrid, foli për reformën në drejtësi në vendin tonë. Rama tha...

Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Verërat në skenën ndërkombëtare

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Wine Paris & Vinexpo Paris, një nga panairet më prestigjioze ndërkombëtare për industrinë e...

Veriu i Shqipërisë më “dembel”? Ekspertët: Banorët në intensitet të ulët pune

Banorët në jug të Shqipërisë jetojnë në intensitet të lartë pune. Një raport i Eurostat thekson se në këtë zonë, afro 92% e banorëve...

Keni planifikuar të martoheni këtë vit? Ja datat ideale për të bërë dasmën

Po planifikoni të realizoni martesën tuaj të ëndrrave në vitin 2025? Pavarësisht se si e imagjinoni këtë ditë të veçantë – nga veshja ideale...

Kthimi i emigrantëve në Itali/ Rama: Pyesni Melonin, i detyrohemi shumë

Kryeministri Edi Rama u pyet për kthimin e emigrantëve në Itali për herë të tretë, pas vendimit të Apelit të Romës. Rama iu shmang një...

Lajme të tjera

Web TV