Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, ishin dy fëmijët që ia dolën të shpëtojnë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit pasi u hodhën nga dritarja, ndërsa pas kësaj, kryeministri Edi Rama i surprizoi ato duke i mundësuar takimin me idhullin e tyre Cristiano Ronaldon.
Edhe vetë idhull i skuadrës së Juventusit, Rama i plotësoi ëndrrën dy fëmijëve, ndërsa ky takim u përfol aq shumë saqë u quajt edhe si një blerje.
Por si qëndron e vërteta?! Në emisionin “Pasó” gjatë një interviste për Top Albania Radio, ishte i ftuar vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, i cili ka sqaruar gjithçka rreth këtij takimi.
“Për çudi nuk e kam lexuar fare këtë ‘blerës’ dhe nuk është aspak e vërtetë. Është thjesht një takim i organizuar nga miqtë e tim vëllai tek Juventusi dhe Lazio gjithashtu sepse ka edhe Igli një rol në këtë pjesë.
Me thënë të drejtën nuk e kam pyetur, di që nga ai takim mua më ka ardhur një fanellë e Cristiano Ronaldos me firmë edhe kaq”, tha ai./Fjala.al