Tre familje në Zall-Herr me shtëpi të reja, Veliaj: Nuk i ndajmë në të majtë e të djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, familjet e Riza Zekthit, Hysen Vreshtit dhe Nazmi Oruqit në fshatin Dritas të Zall-Herrit hynë në shtëpitë e rindërtuara, më të sigurta se të parat. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjet në fshatin më periferik të kryeqytetit, ku nënvizoi se puna vijon edhe në ekstremin më fundor të Tiranës, njësoj si në qendër.

Është e lehtë të prishësh, të shash dhe të pengosh, por është shumë e vështirë të ndërtosh, të bashkëpunosh dhe të kesh rezultat. Më inkurajon shumë fakti që po futemi në kohë rekord në shtëpitë e reja e kështu do të vazhdojmë me të gjitha familjet në Zall-Herr. Po punojmë njësoj, nga qendra në periferi. Është kollaj të bësh llogje nëpër kafene, por më e vështirë të vish në baltë për t’u siguruar që misioni realizohet me sukses”, tha Veliaj.

Ai shtoi se kush i shton vilat në kohë pandemie nuk e kupton një hallexhi, i cili ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

“Kur nuk ke prekur punë me dorë, ankohesh kollaj. Kur i numëron vilat e tua palë-palë, ankohesh pse bëhen shtëpitë e të tjerëve. Nëse ata do e ndjejnë të falin një nga vilat e tyre për një hallexhi, do e vlerësonim jashtë mase. Por, kur shtojnë të tyret dhe ankohen pse ne punojmë për ata që tërmeti i la pa shtëpi, ka një hipokrizi të madhe. Tiranën e kishin në dorë, po ashtu edhe Shqipërinë, edhe në ato vite ka pasur përmbytje, njerëzit i merrte lumi, por u desh të vinim ne që të jepnim dëmshpërblimet dhe të rregullonim lumin”, theksoi Veliaj.

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia tha se programi i rindërtimit nuk bën dallime nëse je i majtë apo i djathtë, pasi puna bëhet njësoj për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti. Në Zall Herr po rindërtohen 66 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa kolektive në lagjen e re./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Arrestimet në rradhët e PS-së, Rama: “Ne i kapim minjtë tanë”

Të fundit

Mbetet e hapur lufta për titull në Serie A, Napoli mposht Milanin në “Maradona Stadium”

Napoli i Antonio Contes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e...

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera në bllokun prej 27 anëtarësh. Vendi...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV