Vijojnë monitorimet për respektimin e masave anti-Covid në vendin tonë, në 24 orët e fundit janë gjobitur 500 qytetarë, për mos respetkimin e protokollit Covid.
486 qytetaë janë gjobitur pasi u konstatua se qarkullonin pa mbajtur maskën me një masë administrative prej 3000 lekësh.
8 qytetarë janë konstatuar se lëvizinin jashtë orarit të përcaktuar si ora policore duke u gjobitur me nga 10.000 lekë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë