Zyrtarizohet akuza/ Veliaj padit Grida Dumën në Gjykatë për shpifje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e para dy ditëve lidhur me përgjimet e antimafias italiane, do t’i kushtojë një përballje gjyqësore Grida Dumës, ish deputetes së PD, e cila rrezikon të dënohet për shpifje nga gjykatat shqiptare, pasi ajo do duhet të provojë përpara gjykatës të gjitha akuzat dhe shpifjet ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Gjatë përballjes gjyqësore, e paditura Duma duhet të vërtetojë me prova dhe fakte të gjitha akuzat ndaj Veliaj, në rast të kundërt nga një akuzuese do të kthehet në një të dënuar për shpifje dhe përhapje e lajmeve të rreme ndaj një funksionari publik.

Gjykata e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për shpifje për Grida Dumën. Burime nga gjykata bëjnë me dije se padia ka ardhur sot dhe procesi do të nisë në ditët në vijim.

Veliaj i ka hedhur poshtë akuzat e Dumës, ndërkohë që pritet të dërgojë në gjykatë për shpifje edhe zyrtarë të tjerë të PD.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj ka paditur për shpifje zyrtarë dhe ish deputetë të Partisë Demokratike, të cilat i ka fituar dhe me shumat e tyre ka blerë kompjutera për shkollat e Tiranës.

Të fundit

“Do ta shohim!”/ Zgjedhjet e 11 majit, Rama-Berishës: O buf dil tani, shaj e shpif

Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa i është drejtuar edhe kreut të PD, Sali...

Veliaj u la në burg, Rama shkon për herë të tretë brenda javës në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në bashkinë e Tiranës të enjten menjëherë pas një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale ku mori sërish...

Media britanike: ‘Koreja e Veriut e Evropës’ tani një destinacion mahnitës për pushime

Dikur i quajtur “Koreja e Veriut e Evropës”, ky vend tani është shndërruar në një destinacion mahnitës mesdhetar, i mbushur me plazhe të bukura,...

Ndryshimet në kodin zgjedhor, pritet votimi sot në Kuvend

Ndryshimet në kodin zgjedhor pritet të miratohen sot në kuvend. Të dy palët pritet të miratojnë ndryshimin që shteti do të paguajë postën për...

“Nuk ju vjen e keqja nga Edi Rama”/ Kryeministri: Jam njeriu më i sulmuar në Shqipëri

Edi Rama: Pa mua dhe PS nuk vinte kjo kohë. Kjo kohë ka dallgët e veta, e kam thënë me çdo kosto, me çdo çmim....

Lajme të tjera

Web TV