Zhdukja e biznesmenit Pecorelli/ Hetuesit italianë arrijnë në Pukë, ekzaminojnë telefonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

21 ditë nga flakët që dogjën automjetin e italianit Davide Pecorelli në aksin Pukë-Tiranë brenda të cilit u gjetën eshtra njeriu dhe dyshohet se janë të tijat, policia italiane dhe ajo shqiptare janë bërë bashkë në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Janë këto pamjet kur hetuesit italian së bashku me dy drejtuesit shqiptarë Tonin Vocaj dhe Arben Dashi mbërrijnë në oborrin e komisariatit të Pukës dhe riinspektojnë skeletin e automjetit Skoda Fabia të djegur pasditen e 6 Janarit.

Pasi është kqyrur makina dhe fotografuar edhe nga heteuesit italian, dy grupet kanë vazhduar takimin në ambjentet e prokurorisë së Pukës e cila udhëheq këto hetime.

Report Tv mëson se prokuroria e Peruxhias ende nuk ka përfunduar krahasimin e ADN-së së dërguar nga Shqipëria të mbetjeve njerëzore gjetur në makinën e Pecorellit, me ato të vëllait të tij në Itali, që do të jepnin përgjigjen finale nëse personi i djegur është apo jo biznesmeni italian.

Skeleti i automjetit të 45 vjeçarit mbahet në garazhdin e policisë së Pukës ende si një skenë krimi, ndërsa pistat e hetimit janë fokusuar tek vetvrasja si pista e parë dhe vrasja. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Report Tv se sot midis policisë shqiptare dhe asaj italiane diskutohen rezultatet e ekspertizave pirroteknike për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, ato të mjeksisë ligjore për shkakun e vdekjes dhe ekspertiza autoteknike e mjetit.

Ndërkohë ekzaminimi i telefonit të Pecorellit ka zbuluar se nuk ka asnjë kërcënim me jetë, biseda ku ai ka shfaqur frikë apo ka qenë i shqetësuar për jetën.

Disa prej kontakteve të tij, mes tyre dhe bashkëshortja shqiptare të pyetur nga policia kanë treguar se ai u kishte thënë se kthehej në Itali pas pak ditësh. Prej tre javësh ende mbetet mister arsyeja e udhëtimit të tij drejt Pukës dhe qëndrimi në hotel Turizmi për dy ditë teksa fillimisht prenotoi një dhomë për tre ditë. Biznesmeni italian rezulton se nuk ka takuar askënd në Pukë ndërsa pak fjalë i ka shkëmbyer me stafin e hotelit prej orës 21:30 të 4 janarit kur u paraqit. Prej vitit 2020 ky ishte udhëtimi i pestë i Pecorellit në Shqipëri teksa së fundi kishte hapur edhe një NIP biznesi me produkte kozmetike në qytetin e Vlorës shkruan Shqiptarja.com.

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV