Për ata që ankoheshin për tamponin në hundë, në Kinë testimi bëhet në anus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shumë prej tyre që i janë nënshtruar testit për Covid, kanë pasur ankesa për sikletin nga tamponi në hundë dhe në gojë, Kina po përdor një tjetër lloj tamponi më pak të këndshëm.

Pekini po përdor tamponin anal për të testuar banorët e tij për koronavirus, një metodë që eksperti thotë se është më e saktë dhe rrit shanset e zbulimit të virusit.

Për të mbledhur mostrat e acidit nukleik, tamponi duhet të futet rreth 2 deri në 3 centimetra në rektum dhe të rrotullohet disa herë.

Pas përfundimit të lëvizjes dy herë, tamponi hiqet përpara se të vendoset në mënyrë të sigurt brenda një ene mostre. E gjithë procedura thuhet se do të zgjasë rreth 10 sekonda.

Kryeqyteti kinez filloi të përdorte këtë metodë më shpesh gjatë testimit masiv, pasi një djalë 9-vjeçar doli pozitiv javën e kaluar.

Tamponet anale janë përdorur në Kinë për të testuar koronavirusin që nga viti i kaluar, por metoda përdoret kryesisht në qendrat e karantinës për shkak të ndjesisë së sikletshme.

Një ekspert nga spitali kinez tha për median vendase se, virusi mbijeton më gjatë në anus ose jashtëqitje, sesa mostrat e marra nga fyti dhe nga hunda.

“Ne zbuluam se disa pacientë asimptomatikë kanë tendencë të shërohen shpejt. Është e mundur që të mos ketë asnjë gjurmë të virusit në fyt pas tre deri në pesë ditë. Por virusi zgjat më shumë nga mostrat e marra nga aparati tretës dhe jashtëqitja e pacientit, krahasuar me ato të marra nga trakti respirator. Nëse kryejmë tamponë anal për testimin e acidit nukleik, kjo do të rriste shkallët e zbulimit të pacientëve dhe do të ulte mundësinë për të ngatërruar diagnozën”.

Lexo edhe :  Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor

Ky lloj testimi aktualisht nuk përdoret në asnjë vend tjetër të botës.

Të fundit

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga: Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante, si edhe në procesin e...

Lajme të tjera

Web TV