TIA ul tarifën e pasagjerit dhe paketën prej afro 100 milionë të investimeve në instrastrukturën aeroportuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Në njoftimin e parë zyrtar për këtë vit të ri, Tirana International Airport (TIA) bën me dije lajmin e mirë të uljes së tarifës së pasagjerit dhe shpalos një plan ambicioz investimesh në strukturën e aeroportit, për të kontribuar në lehtësimin e çmimeve të biletës dhe zhvillimit në tërësi të aviacionit dhe turizmit shqiptar.

Zhvillimet e reja vijnë pas datës 18 Dhjetor 2020, ditë kur kompania lider shqiptare Kastrati Group, e themeluar që në vitin 1990, mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited”.

Ulja e tarifës së pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 Euro është vendimi i parë që ka marrë TIA dhe që do startojë me ndryshimin e Kontratës së Koncesionit të miratuar në vitin 2004. Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, do të jetë më se i dukshëm.

Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke patur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.

Plani i investimeve nga koncesionari i ri është një plan ambicioz, i cili synon të përmirësojë ndjeshëm operimin në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ta shndërrojë Tirana International Airport në një shembull pozitiv në rajon, me një impakt të jashtëzakoshëm në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.

Lexo edhe :  Ja si do të jetë moti në këtë fund dhjetori, dhe si pritet të nisë 2025

Bashkë me uljen e tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit është edhe liberalizimi i Ground Handling Services (Shërbimet në Tokë) dhe liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve që do të sjellë kosto më të ulët në çmimin e këtij karburanti. Të gjitha këto ndryshime të rëndësishme do kenë një efekt të menjëhershëm në tërheqjen e linjave të tjera “loë cost”, përfshirë Ryan Air, dhe rrjedhimisht do të kenë efekt në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s. Më tej, me lehtësimin e kushteve të udhëtimit pas pandemisë, këto vendime do të ndikojnë në shtimin e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve.

Të fundit

Viti i Ri 2025, fluks emigrantësh e turistësh në aeroportin “Nënë Tereza”

Festat e fundvitit kanë mbledhur shqiptarët pranë tryezave të tyre të ngrohta familjare në atdhe. Fluks emigrantësh, por edhe turistësh...

Ambasada Amerikane radhit çastet e rëndësishme të vitit që po mbyllet

Ambasada Amerikane ka kthyer në kujtesë momentet e rëndësishme të vitit "që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë", përcjell A2. "Në mbyllje të vitit...

“Mos i lini për në darkë gatimet”/ Masat e OSHEE: Në gatishmëri për çdo situatë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është në gatishmëri për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të vitit të ri. Drejtues...

Meta kalon Vitin e Ri në qeli, uron shqiptarët: 2025, viti i lirisë

Ilir Meta uroi nga burgu ndërrimin e viteve, duke shkruar se viti që lamë pas ishte një vit i vështirë, plot sfida dhe beteja...

Si dhe sa shpenzojnë shqiptarët për festa?

Sipas traditës, nata e ndërrimit të viteve duhet ta gjejë tryezën e mbushur plot. Mbushja e saj, sigurisht, që shoqërohet me një kosto, e...

Lajme të tjera

Web TV