Gruaja me koronavirus lind foshnjën: Dua që të jetë i shëndetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua kineze e cila vuan nga koronavirusi, ka sjellë në jetë një foshnje të shëndetshme në qytetin i cili është dhe epiqendra e shpërthimit të virusit.

Mjekët vendosën të kryenin procedurën e lindjes çezariane te nëna 27-vjeçare së spitalin “Union Wuhan” pasi ajo shfaqi simptoma të një temperature të lartë dhe kollitej herë pas here.

Zhao Yin, zëvendësdrejtor në departamentin e obstetrikës dhe gjinekologjisë, kishte veshur dy kostume mbrojtëse, syze dhe një maskë për fytyrën gjatë kryerjes së operacionit për rreth një orë që zgjati operacioni.

“Mezi arrija të shihja ose të dëgjoja”, tha ai. “Dhe u mbulova nga djersët.”

Foshnja e cila peshonte 3.1 kg u dërgua në shtëpi për të shmangur rrezikun e ekspozimit ndaj virusit në spital, sipas televizionit shtetëror.

“Unë thjesht dua që fëmija im të jetë i shëndetshëm,” tha Xiaoyan, nëna e foshnjës.

Ajo ishte shtatzënë prej 37 javësh kur dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi, megjithëse sëmundja e saj ende nuk është konfirmuar si koronavirus.

Mjekët thanë që ajo nuk mund të merrte trajtimin e duhur ndërkohë që mbante fëmijën dhe kishin frikë se gjendja e saj do të përkeqësohej.

Koronavirusi ka vrarë të paktën 106 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 4500 në të gjithë Kinën.

Rreth 17 qytete me më shumë se 50 milion njerëz janë izoluar, pasi numri i çështjeve të konfirmuara u rrit në 4515 të hënën nga 2.835 që ishin një ditë më parë.

Të fundit

Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen

Presidenti i Republikës se Shqipërisë ka pranuar të gjitha propozimet e qeverisë Rama për të emëruar disa diplomatë shqiptarë...

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja Jupiter-Venus aktivizon shtëpinë e tetë...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Lajme të tjera

Web TV