EMA për vaksinën Pfizer: Asnjë shqetësim për efekte anësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Evropiane e Barnave thotë se asnjë efekt i ri anësor i lidhur me vaksinën Pfizer-BioNTech nuk është identifikuar në azhurnimin e parë të rregullatorit për vaksinat Covid-19.

Në një deklaratë të lëshuar sot, rregullatori evropian tha se komiteti i tij i ekspertëve vlerësoi raportet e njerëzve që vdiqën pasi morën vaksinën dhe tha se rishikimi i tyre “nuk sugjeronte asnjë shqetësim sigurie”. Në fillim të këtij muaji, zyrtarët norvegjezë ndryshuan udhëzimet e vaksinimit, duke këshilluar mjekët që t’i lënë të moshuarit dhe të sëmurët rëndë të vendosin vetë nëse duhet të imunizohen.

EMA arriti në përfundimin se të dhënat e sigurisë të mbledhura për vaksinën Pfizer janë “në përputhje me profilin e njohur të sigurisë së vaksinës” dhe vuri në dukje se reaksionet e rënda alergjike janë një efekt anësor i njohur, i rrallë. Agjencia thotë që frekuenca e reaksioneve të tilla alergjike ishte rreth 11 raste për një milion doza në SHBA por që nuk ka ende një vlerësim të krahasueshëm evropian.

EMA autorizoi vaksinën Pfizer më 21 dhjetor dhe i dha asaj një licencë me kusht; Pfizer dhe BioNTech duhet të paraqesin raporte sigurie çdo muaj në përputhje me një proces monitorimi të shtuar. Agjencia tha se “nuk ka asnjë ndryshim të rekomanduar në lidhje me përdorimin e vaksinës.”

 

Të fundit

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport...

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin...

Lajme të tjera

Web TV