Varësia e të rinjve në internet, si po ndikon pandemia?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar probleme në të gjitha fushat e jetës. Vështirësitë financiare, papunësia e lartë, presioni mbi sistemet shëndetësore dhe izolimi janë vetëm disa nga vështirësitë me të cilat përballet shoqëria. Por një nga çështjet më pak të përmendura është efekti i bllokimeve të zgjatura dhe të përsëritura tek të rinjtë dhe mënyra se si ata po krijojnë varësi me teknologjinë nga koha e tepërt që ata kalojnë para ekranit. Ndërkohë që po rritet ndjeshëm edhe shqetësimi i prindërve, të cilët i frikësohen krijimi i varësisë së tyre nga teknologjia.

Të mësuarit në distancë ka mundësuar vazhdimësinë e mësimeve gjatë pandemisë, por gjithashtu është mjaft i kritikuar. Shumë thonë se po i mban studentët të mbërthyer në ekrane.

Benedetta Melegari është një nxënëse e shkollës së mesme nga Genova, Itali. Ajo është një nga 1.6 miliard studentët në të gjithë botën,  arsimi i të cilëve është ndikuar nga COVID-19. Vitin e kaluar ajo bëri pjesën më të madhe të klasave të saj në distancë dhe akoma po vazhdon kështu. Ajo thotë se që nga fillimi i pandemisë ajo ka kaluar “rreth tetë orë në ditë para kompjuterit” duke theksuar se më parë e përdorte shumë pak kompjuterin ndërkohë tani mendon se “nuk mund të jetojë pa një telefon ose pa të”.

Në vitin 2017, Autoriteti Shëndetësor lokal në Genova mblodhi një grup ekspertësh për të studiuar fenomenin e varësisë kibernetike tek të rinjtë.

Margherita Dolcino psikologia kryesore në projektin MySpace për adoleshentë dhe një nga ekspertët e grupit tha se ata kanë marrë “dyfishin e sasisë së kërkesave për mbështetje dhe ndërhyrje pas fillimit të shtetrrethimeve prej pandemisë”. Në tre muajt e fundit, ata kanë marrë 10 fëmijë të identifikuar si të varur në internet.

Lexo edhe :  Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ekspertët kanë deklaruar se 98% e të rinjve që vuajnë nga varësia kibernetike kanë IQ të lartë, por ata gjithashtu shpesh kanë fobi sociale ose ndonjëherë probleme autike. Ata i përshkruajnë video lojërat si një formë arratisjeje për këta të rinj, pasi shpesh “kur këta të rinj përballen me dështimin, ata zhgënjehen.

Gjithsesi është shumë herët për të analizuar ndikimin e plotë të izolimit mbi të rinjtë dhe zakonet e tyre në ekran. Duhet më shumë kohë për të ditur nëse varësia e shtuar në internet do të përfundojë me pandeminë dhe në çfarë mase efektet e saj janë të kthyeshme.

 

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV