“Kryeministër pranoni dhurata?” Rama i befasuar: Se do dëgjoja këtu për artin dhe Frojdin, jashtë çdo parashikimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot disa banesa të reja të ndërtuara pas tërmetit në fshatin Gjepalaj të Shijakut.

Por gjatë vizitës në një prej shtëpive, Rama ka marrë një dhuratë nga e cila është befasuar. Pronari i banesës e ka pyetur nëse Rama pranon dhurata, përpara se t’i jepte një pikturë abstrakte, për të cilën kryeministri tha se do ta çojë te muzeu i Kryeministrisë

Pjesë nga biseda:

Banori: Zoti kryeministër, ju pranoni dhurata?

Rama: Jo

Banori: Kam një pikturë

Rama: Do ta çojmë te muzeu i kryeministrisë

Banori: Kam një pikturë abstrakte

Rama: Më shkatërrove fare tani, se do merrja pikturë abstrakte, dhe do dëgjoja për Frojdin dhe moralin në Gjepale, ti më ke dalë jashtë çdo parashikimi

Banori: Prit pra të të jap pikturën

Rama: Tani jam edhe unë si pjesë e pikturës me këto papuçet e kuqe. Do ta çoj te muzeu i kryeministrisë, dhuratë nga famija juaj.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV