Prekëse! I infektuar me Covid/ Përqafimi i shpëton jetën të riut me aftësi të kufizuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur distancimi social dhe fizik është një nga kushtet për të mposhtur COVID-19, një përqafim ka shpëtuar jetën e Erson Merson Junior, 30-vjeç. I riu me aftësi të veçanta, është shtruar në spitalin Caapiranga, në Amazonë.

Sëmundja nisi të bëhet më agresive në trupin e Junior dhe kësisoj ankthi iu shtua. Për ta qetësuar mendoi një infermier i spitalit, i quajtur Raimundo Nogueira Matos. Ai e përqafoi të riun për ta qetësuar dhe në të njëjtën kohë i vendosi maskën e oksigjenit, pasi frymëmarrja i ishte rënduar. Ky moment prekës është fotografuar nga një tjetër pacient, i quajtur Mirene Borges da Silva.

“Ishte diçka shumë bukur. Ndjeva që Zoti ishte atje dhe dërgoi infermierin për ta qetësuar. Ai u ndie i qetë dhe falë Ray (infermierit) filloi të frymonte normalisht”, tha Mirene.

Ndërkohë me anë të një statusi në rrjete sociale ai ka shkruar:

“Të gjithë u prekën nga qëndrimi i infermierit tonë Ray. Ai ishte i lodhur për shkak të punës së tepërt, por gjithsesi tregoi një anë tepër njerëzor. E theksoj edhe pse ishte shumë i lodhur, përqafoi fort Junor-in dhe ia ka mbajtur oksigjenin të fiksuar për minuta të tëra”.

Të fundit

Intervale të gjata me diell, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndureshme duke bërë që dhe ditën e...

Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë: Punimet po shkojnë drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rrugën e re Shëngjin-Velipojë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se...

Parashikimi i horoskopit 9 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Jo çdo ditë mund të jetë fantastike. Nuk do të ketë shumë përparim në ndonjë nga projektet tuaja kjo për shkak të mungesës së...

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi të luhej muzikë greke, Gjesti,...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Lajme të tjera

Web TV