Nga ai më optimist tek pesimisti/ Skenarët e hartuar nga qeveria për ekonominë e vitit 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave ka hartuar tre skenarë për ecurinë ekonomike të vendit deri në vitin 2025, duke parashikuar se çfarë ndodh nëse vendi ecën me mirë apo më keq se pritshmëritë bazë.

Sipas skenarit bazë, që ka më shumë të realizohet, rritja ekonomike e vendit pritet të jetë 5.5% këtë vit dhe me 4.8% në 2022-in, për t’u ngadalësuar më pas në rreth 4% në 2024-2025. Të ardhurat pritet të arrijnë në 29.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2025 dhe borxhi publik të zbresë gradualisht në rreth 68% të PBB-së deri në të njëjtën periudhë.

Krahas skenarit bazë, financat kanë llogaritur dhe alternativat optimiste dhe pesimiste, që supozojnë devijim nga parashikimet përkatëse të skenarit bazë për disa tregues kryesorë makroekonomikë, përfshirë huadhënien për ekonominë, ecurinë e ekonomisë së zonës euro me efektet e njëpasnjëshme në eksportet e mallrave dhe shërbimeve, mbi remitancat, si dhe kursi i këmbimit, norma e interesit, ritmi dhe ndikimi i reformave të politikës strukturore të planifikuara për periudhën afatmesme etj.

Në skenarin pesimist, rritja pritet të jetë 1.5 pikë përqindje më e ulët se ai bazë, duke rezultuar në 4% këtë vit dhe 2.5% në 2025-n, ndërsa të ardhurat buxhetore do të arrijnë në 28.6% të PBB-së.

 

Skenari optimist parashikon një rritje 0.5 pikë përqindje më të lartë sesa ai bazë, në 6% në vitin 2021 dhe 4.5% në 2025. Ndonëse rritja ekonomike pritet më e lartë, të ardhurat maksimale buxhetore nuk parashikohen më shumë se 29.2% e PBB-së.

 

Në skenarët bazë dhe optimistë, financat parashikojnë që ekonomia të rikthehet në nivelet e 2019-s, të para krizës së pandemisë që këtë vit, ndërsa në atë pesimist, kjo do të ndodhë vetëm në vitin 2022.

Lexo edhe :  Drafti/ PD ndjek Trumpin, dërgon projektligj që të ketë vetëm dy gjini

Në skenarin bazë dhe atë optimist, borxhi publik, që arriti deri në 80% të PBB-së në 2020-n do të fillojë të ulet që këtë vit, për të zbritur midis 64.5% dhe 68.3% të PBB-së në vitin 2025. Ndërsa në skenarin pesimist borxhi do të mbetet në gati 80% të PBB-së deri në vitin 2024 dhe do të fillojë të ulet vetëm pas kësaj periudhe.

Financat parashikojnë një ulje të shpenzimeve kapitale në të gjitha skenarët, pasi ato pritet të arrijnë në 7.2% të PBB-së këtë vit, të ndikuara dhe nga rindërtimi pas tërmetit. Më pas ato do të jetë midis 4 dhe 5% të PBB-së, në varësi të ecurisë së ekonomisë.

Ndonëse për 9 mujorin 2020, ekonomia ka rezultuar me një rënie faktike prej 5.52%, financat sërish janë optimiste se i gjithë viti është mbyllur me një tkurrje prej 4.4%, duke pritur në këtë mënyrë që një gjallërim i fortë të ketë ndodhur në tremujorin e katërt, ndonëse konsumi në atë periudhë ishte i ndrydhur për shkak të masave të reja kufizuese pas rritjes së ndjeshme të rasteve me koronavirus në nëntor dhe dhjetor./Monitor

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç “në festë”, ja sa mandate ka fituar Lista Serbe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Lista Serbe fitoi të 10 mandatet e planifikuara për serbët në asamblenë e...

U nervozua gjatë LIVE në Instagram, sqarohet Rama: Nuk është punë telefoni, por pasioni

” Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është...

‘Sot zgjedh të mbështes Lalin’/ Albana: Njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij

Moderatorja e njohur Albana Osmani ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Osmani shkruan se sot zgjedh...

Presidenti Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe alumini

Presidenti Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për...

Minxhozi: Arrestimi i Veliajt, lajmi më i keq për mazhorancën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të...

Lajme të tjera

Web TV