Edhe Shqipëria me pasaportë vaksinimi, do të merret online për të udhëtuar lirshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të udhëtuar lirshëm nga një shtet në tjetrin, Bashkimi Europian sheh si mundësi shpëtimi gjatë pandemisë pasaportën e vaksinimit,  një vërtetim që do të ishte i ngjashëm sipas  ekspertëve të komisionit europian me rezultatin negativ të tamponit që kërkohet ditët e sotme nga disa shtete për të kaluar kufirin.

Mirëpo edhe pse nuk është marr ende ky vendim, Shqipëria ka nxjerrë në portalin e-Albania formatin e pasaportës së vaksinimit Covid-19. Ky shërbim elektronik vlen për të gjithë personat të cilët kanë kryer të dy dozat e vaksinës dhe përmes një mesazhi në nr e telefonit ata njoftohen se kur do të jetë gati pasaporta për tu shkarkuar nga portali e-albania.

Procedura është e thjeshtë, mjafton të hyni në portal të regjistroheni si individ dhe më pas të kërkoni shërbimin pasaportë vaksinimi covid 19 dhe të del opsioni këtu. Klikohet dhe informohesh për pasaportën. Ky dokument do mund të merret online, menjëherë dhe pa pagesë me anë të një kodi unik sipas hapave të shpjeguara më sipër. Është i bazuar sipas ministrisë së shëndetësisë në dy ligje ‘për kujdesin shëndetësor dhe për parandalimin e sëmundjeve infektive’.

Ideja që krah pasaportës biometrike do të duhet dhe ajo e vaksinimit për të udhëtuar nuk është mirëpritur nga të gjithë  kjo pasi nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe në këtë mënyrë diskriminohen personat që nuk ju krijohet mundësia për tu vaksinuar.

Si në Shqipëri ku kanë mbërritur rreth 2000 vaksina që kanë vaksinuar stafin mjekësor në vijë të parë me virusin. Nga ana tjetër kjo pasaportë vaksinimi do e shndërronte vaksinën të detyrueshme, duke shkelur të drejtën e lirisë së lëvizjes./ Top Channel

Të fundit

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Lajme të tjera

Web TV