Balla: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rritur prezencën e bizneseve gjermane në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi sot një vizitë në fabrikën e montimit e aparateve mjekësore aerosol që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të frymëmarrjes.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kjo fabrikë me teknologjinë më të lartë të teknikës mjekësore është ndërtuar falë bashkëpunimit me firmën gjermane Pari GmbH, e cila është lidere botërore për aparatet e frymëmarrjes.

Sipas Ballës, klima e mirë e ndaj biznesit dhe bashkëpunimi me Gjermaninë po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane në Shqipëri.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Klima e mirë e ndaj biznesit dhe bashkëpunimi me Gjermaninë ????? po shtrihet edhe në prezencën e shtuar të bizneseve gjermane. Në Elbasan është ngritur një fabrikë me teknologjinë më të lartë të teknikës mjekësore falë bashkëpunimit me firmën gjermane Pari GmbH, e cila është lidere botërore për aparatet e frymëmarrjes.

Kjo kompani e cila operon në Elbasan bën montimin dhe shitjen e aparateve mjekësore aerosol që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të frymëmarrjes.

Por ajo që është për t’u vlerësuar është modeli gjerman i cili nuk ka lënë pas anën humanitare. Rreth 70 fëmijë, nga familje vulnerabël të zonës, marrin shërbime në qendrën ditore të ndërtuar nga kompania, shërbim ekonomik, edukativ, mjekësor, duke i ndihmuar edhe me ilace familjet në nevojë.

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV