Festa Kombëtare e Japonisë/ Ruçi uron kryeparlamentarin: Jeni ndër donatorët më të rëndësishëm për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Tadamori Oshima, me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Themelimit të Japonisë, Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personale. Kremtimi i kësaj date të shënuar të themelimit dhe historisë së kombit japonez është një rast për të ridëshmuar dashurinë dhe përkushtimin për kombin dhe të ardhmen e tij.

Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë janë shumë të mira dhe dhe vitin që vjen marrëdhëniet tona dypalëshe mbushin një shekull.

Gjej rastin të shpreh mirënjohjen për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve nga Japonia, e cila është një nga vendet donatore më të rëndësishëm për Shqipërinë, duke dhënë rreth 400 milion USD mbështetje financiare në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, mjedis, energjetikë etj. 15 marrëveshje janë nënshkruar mes dy vendeve, ndërkohë që disa të tjera janë në proces.

Dëshiroj, gjithashtu, të vlerësoj rritjen e interesit gjeopolitik të Japonisë për rajonin, nëpërmjet Iniciativës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, e cila krijon mundësi të reja bashkëpunimi me Shqipërinë dhe vendet e rajonit.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Të fundit

“Treni bullgar” në Elbasan, policia i gjen fletë votimi false kryeplakut në Pekisht

Policia në Elbasan ka nisur hetimet për rastin e denoncuar ditën e djeshme nga selia blu, ku kreu i...

LaCivita, magji apo marifete?

Çapajev Gjokutaj Lidershipi i PD-së e shpalli me bujë triumfatori faktin që Chris LaCivita do të bënte kryestrategjistin politik të fushtës së tyre. Dhe gjithçka ishte e...

8 mënyra si ia pret vetë rrugën suksesit tënd (pa e kuptuar fare)

Le ta pranojmë: ndryshimi nuk është i lehtë. Është shumë më rehat të qëndrosh në zonën e sigurisë, edhe kur ajo s’të çon askund....

Evi Kokalari: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj, jo për mua

Evi Kokalari ka replikuar me ata të militantë të PD-së, që e sulmojnë pse merret me Sali Berishën. “Me shumë respekt dua t'ju kujtoj atyre...

Aksion si në filma në kryeqytet/ Efektivë të shumtë policie neutralizojnë një person

Një skenë aksion, si të ishte duke u xhiruar një film, u regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në rrugët e Tiranës, ku një...

Lajme të tjera

Web TV