Hapet spitali Covid në Durrës, Manastirliu: I pajisur me 60 shtretër! Stafi mjekësor në gatishmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka insektuar këtë të hënë pavionin e ri për trajtimin e koronavirusit në spitalin rajonal të Durrësit e cila u hap ditën e sotme. Ky pavion është i pajisur me 60 shtretër për të gjithë personat e infektuar me COVID.

Manastirliu tha se në vijim do të fillojë dhe hapja e pavioneve të tjera në Shkodër, Vlorë, Korçë, dhe Elbasan ku në total do të shtohen 460 shtretër për pacientët e infektuar. Sipas saj, stafet spitalore janë të gatshëm të presin pacientët me COVID.

“Është një moment delikat pasi kemi rritje të incidencës. Kemi një mesatare 1130 raste të infektuara. 90% e spitaleve në Tiranë janë të zëna ndaj po shkojmë në hapjen e spitaleve rajonale ku fillojmë nga Durrësi, më pas në Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. Do përballemi dhe me sfida se në këtë situatë nuk mund të jetë gjithçka perfektë. Puna nuk po ndalet” – tha Manastirliu.

Ndërkohë për procesin e vaksinimit, Manastirliu deklaroi se me ardhjen e 7020 dozave të tjera nga Pfizer, do të vijojë vaksinimi në Shkodër dhe në Vlorë për të gjithë personelin shëndetësor. Ndërsa për bluzat e bardha të Durrësit dhe Elbasanit do të kryhet në Tiranë.

“Sot hapim Durrësin për trajtimin e COVID përveç trajtimit post COVID. Sot vijnë dhe dozat e tjera të vaksinës Pfizer. Janë 7020 doza që do shpërndahen pa humbur kohë. Ne do fillojmë me Shkodrën dhe Vlorën ndërsa Durrësi dhe Elbasani do vaksinohen në Tiranë. Do jetë vaksinim i kombinuar mes mjekëve dhe të moshuarit në qendra sociale” – tha Manastirliu.

Të fundit

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave të tjera që përfshin ky...

Lajme të tjera

Web TV