Shirat përmbytin Tiranën, gjysma e kryeqytetit mbetet pa energji elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shirat që përfshinë kryeqytetin, mëngjesin dhe mbrëmjen e sotme kanë shkaktuar avari dhe për pasojë mungesë të energjisë elektrike.

Përkeqësimi i motit ka lënë në errësirë pjesën më të madhe të Tiranës. Zonat si “Komuna e Parisit”, Rruga “Muhamet Gjallesha”, “21 dhjetori”, “Rruga e Kavajës”, zona e “Liqenit Artificial” dhe Bulevardi  “Bajram Curri” kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të avarive të krijuara në rrjetin energjetik nga shkreptimat dhe moti i keq që ka përfshirë kryeqytetin.

“Për shkak të një avarie të shkaktuar nga kushtet atmosferike në rrjetin 110kV, dolën jashtë pune dy nënstacionet Kashar dhe Selitë. Në bashkëpunim me OST, brigadat e OSHEE janë duke manovruat dhe brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur normalizimi i situatës te Nst Kashar dhe pjesërisht në Nst Selite. Puna vijon për rikthimin e rrjetit ne funksion normal”, njofton OSHEE-ja.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV