Një lutje për shqiptarët! Kardinal Ernest Simoni jep mesazhe shprese në kohë pandemie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hirësia e tij, kardinali dom Ernest Simoni Troshani, ka përcjell sot për media një lutje në kohë pandemie, për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen. Nga Italia, me 93 vitet e jetës së tij, dom Simoni, përcjell mesazhe shprese dhe lutjeje, për këtë situatë të vështirë që po kalojnë shqiptarët dhe e mbarë bota.

“Vllazën e motra shqiptare, Lavdi qoftë të Madhit Zot në këtë ditë, kur gjithë bota përkujton ditën e të ashtuquajtunit Muajin Kujtimit të ngjarjeve te kaluara, kryesisht ato të vështirat. Njeriu asht i krijuem prej Zotit, kryevepër e Zotit, madhëria e trupi asht i përkohshëm, shpirti asht i pavdekshëm për amëshim. Rrymat e ndryshme ideologjike që e kanë shoqnu botën qysh në fjalën e parë te Krishtit kanë thanë: Njashtu si po i shihni që po më sulmojnë mu e sabotojnë mu, kanë me iu sulmu dhe ju që po ndiqni fjalën teme, por keni guxim e mos keni frikë se unë e kam fitue botën. Në fatin historik të komunizmit i ashtuquajtur (azoist, ateist) ka vujt shumë edhe populli ynë shqiptar.

Problemi kryesor asht që me kontrollu fatin, ose me lëshu shpirtin për qmëshim e me vujt për fenë për Krishtin, për drejtësinë ose me humb. Atëherë gjithë populli sidomos rryma ateiste kundër fesë ishte e fuqishme, parullat kryesore ishin të shkruara ‘ Po nuk zhdukëm klerin katolik, nuk kena fitore’ Zoti pastë drite e mëshirë për ta.

Duhet me kujtu se Zoti duhet vendos në vend të parë, Krishtu asht krijues, asht dashni e pamatun, Krishti asht ligjvanësi i natyrës, asht shërues, asht shkatërruesi i vetespër gjithë njerëzimin. Vepra ma e parë e kryesore me u përpjek me dasht Zotin me tan fuqitëbe me dasht njani tjetrin me tan fuqinë”, shprehet në lutjen e tij, kardinali shqiptar, dom Ernest Simoni Troshani.

Të fundit

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Lajme të tjera

Web TV