Balla nga Elbasani: Kemi dyfishuar numrin e të punësuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla së bashku me kryeministrin Edi Rama zhvilluan një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit.

Balla në fjalën e tij, duke folur për projektet e mandatit të tretë qeverisës tha se Elbasani ka dy gjëra kryesore gjatë periudhës 2021-2025, që janë bypass-i dhe linja hekurudhore.

“Do doja të krijoja një diskutim në nivel qarku për sfidat dhe në kuadër të platformës Shqipëria 2030. Edhe Elbasani ka platformën e saj në Shqipëria 2030. Nëse hedhim sytë pas, në vitin 2013 duhej 1 orë e 30 minuta për të shkuar nga Elbasani në Gramsh, tashmë 45 minuta. Nëse duan të shkojnë në Korçë, mund të shkojnë dhe nga Gramshi. Nëse shkojmë në Belsh, është transformuar totalisht. Nëse shkojmë në Cërrik, është shembulli i qartë i mirëqeverisjes. Në Cërrik janë tetë vite të humbura nga qeverisja vendore e PD dhe LSI, ndërsa tashmë vitet e fundit janë investime me cilësi, që i rezistojnë kohës. Mbështetja e qeverisë ka qenë maksimale, por punët pa duk nga Bashkia.

Në Librazhd janë realizuar të gjitha pritshmëritë, por nuk kemi shkopin magjik që ta transformojmë brenda 4 apo 8 viteve gjithë qarkun. Kemi shumë projekte transformuese. Unë jam krenar që qeveria gjermane do investojë në Elbasan si asnjëherë tjetër më parë. Ka përfunduar në Librazhd e Përrenjas, tanimë 13.8 milionë euro në Elbasan investime në kanalizim e ujëra.

Turizmi në Elbasan është një tjetër fokus i rëndësishëm. Këtu ku jemi kemi muzeun etnografik të Elbasanit. Këtu një shtëpi e vjetër Elbasanase. Model turizmi është dhe kalaja e Elbasanit. Është kalaja më e madhe fushore në Ballkan. Ku gjen brenda 500 metra katrorësh xhaminë, katedralen dhe objekte të kultit hebraik. Elbasani 2021-2025 do të ketë bypasin, i cili është domosdoshmëri. Edhe për shkak të transformimit t madh të infrastrukturës dhe linja hekurudhore, ku kemi një projekt shumë të madh. Asnjëherë nuk e shohim zhvillimin e Elbasanit pa bashkitë tjera, përfshirë këtu dhe Peqinin. Kush e ka shijuar kuzhinën tradicionale të Peqinit, mund ta kuptojë se dhe ai qytet është një atraksion turistik.

Lexo edhe :  Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Një pjesë e agjencive turistike që kanë kthyer Elbasanin në atraksion dhe i falënderoj këtë. Elbasani një atraksion në fundjavë edhe për Tiranën, jo vetëm Durrësi, por asetet turistike të Elbasanit mjaft atraktive, Funari, Sotira etj. E fundit, që lidhet me punësimin, jam i gatshëm të përballem me këdo, për numrin e të punësuarve. Në Elbasan kemi arritur ta dyfishojmë  numrin e të punësuarve. Këtë e shoh tek ata që janë të regjistruar tek Sigurimet Shoqërore. Në vitin 2013, 30-40 mijë të punësuar, sot kjo shifër është dyfishuar. Shifër domethënëse në kuadër të objektivit për ta shndërruar Elbasanin në një aks ekonomik Durrës, Tiranë, Elbasan”, deklaroi Balla.

Në takim ishin të pranishëm dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja.

Të fundit

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia...

Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Nga Leonard Veizi Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare...

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet...

PAMJE APOKALIPTIKE: Uji vërshon nga mali në fshatin indian, merr përpara gjithçka!

Katër persona kanë vdekur, dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe nëntë personel ushtarak janë të zhdukur pasi një...

Në zonat rurale jetohet më mirë se në qytete!

Nga Artan Fuga Nga çuditë e historisë e së tanishmes në Shqipëri. Nga shumë statistika që konsultoj më është formuar mendimi që pjesa dërmuese njerëzve në...

Lajme të tjera

Web TV