Shpërthen motori në fluturim, copat e avionit shpërndahen nëpër qytet (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesë të një avioni Boeing u shkëputën prej tij dhe përfunduan në një zonë të banuar në afërsi të Denver, në Kolorado, SHBA.

Avioni Boeing 777, me 231 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit në bord, arriti të ulej në aeroportin e Denverit dhe fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë apo të dëmtuar.

Policia e qytezës Brumfilld (Broomfield) botoi edhe fotografi të copave të përfunduara në tokë, që ishin nga kasa mbështjellëse e një prej copave të avionit. Vetë udhëtarët mbi avion thanë se dëgjuan një shpëthim të madh menjëherë pas ngritjes.

Administrata Federale e Aviacionit, tha se avioni 328, i kompanisë “United Airlines”, po nisej për në Honolulu kur pësoi një defekt në motorin e djathtë.

Të fundit

Akuzat për kapjen e SPAK, Rama: Vijnë nga të izoluarit në ballkone!

Sulmet se PS po tenton të kapë SPAK kreu i qeverisë Edi Rama i cilësoi si akuza për të...

Bakri, ari i kuq i digjitalizimit

Për një kohë të gjatë, çmimi i bakrit nuk është luhatur shumë në tregje dhe nuk luajti një rol të madh për investitorët. Kjo...

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së tretë në lumin Buna

Është gjetur edhe trupi i fëmijës së tretë të familjes Arrizi në lumin Buna. Mësohet se trupi i përket djalit të vogël 3-vjeçar, është...

E keni ditur më parë! Ja përse po shëndoshen njerëzit, faktorët që ndikojnë

Në kohët e sotme, industria e produkteve shtazore dhe fermerët në shumë raste injektojnë antibiotikë të ndryshëm tek kafshët. Kjo bëhet jo vetëm për të shmangur...

Të rritesh si fëmijë i vetmuar ka disa pasoja: Ja cilat janë më të zakonshmet

Mendoni pak për fëmijërinë që keni kaluar. A e imagjinoni veten në një park lojërash vetëm, duke shpresuar që dikush t’ju afrohej? Po ulur...

Lajme të tjera

Web TV