Tatimet: 31.8 mijë biznese të vogla çregjistrohen nga TVSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i subjekteve të vogla, që janë çregjistruar nga skema e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) ka arritur në 31,821. Shifra u bë e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Ndërsa numri i bizneseve të vogla që janë me përgjegjësi tatimore me TVSH është 1,329.

Çregjistrimi i tyre u bë pas hyrjes në fuqi të nenit 117, të ligjit, Nr.92/2014, datë 27.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i cili ndryshoi kufirin minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar në 10 milionë lekë, nga 2 milionë lekë që ishte më parë.

Sipas tatimeve, deri në fund të vitit 2020, numri total i bizneseve te vogla ishte 89,270, nga të cilat 33,697 ishin biznese të vogla me TVSH. Pas çregjistrimit të subjekteve me qarkullim vjetor deri ne 10 milionë lekë, tashmë, vetëm 1.5% e subjekteve të vogla në vend janë pjesë e skemës së TVSH-së.

Tatimet pohojnë se për momentin nuk ka ende një shifër të saktë, sesa ka qenë TVSH e paguar nga subjektet e vogla për vitin 2020. Ndërsa për vitin 2019, tatimet kanë deklaruar se TVSh e paguar nga subjektet e vogla ishte rreth 3.4 miliardë lekë (27 milionë euro).

Krahas subjekteve të vogla, nga skema e TVSH-së kanë dalë edhe të gjitha profesionet e lira, me qarkullim deri në 10 milionë lekë. Kontabilistët, audituesit, noterët, avokatët, vlerësuesit e pasurive dhe të gjithë profesionet e tjera të lira, nga 1 janari, nuk do të paguajnë më TVSH-në nga zero, por mbi qarkullimin vjetor prej 10 milionë lekësh, ashtu si gjithë bizneset e tjera. Krahas rritjes së kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar nga 2 në 10 milionë lekë, u shfuqizua dhe neni për dispozitat zbatuese të ligjit të TVSH-së, i cili ishte miratuar në vitin 2014 dhe përcaktonte që profesionet e lira si avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, paguanin TVSH nga zero. Profesionet e lira kanë paguar TVSH nga zero, që nga janari i vitit 2015, përveç dentistëve, që ndonëse përfshihen në listen e profesioneve të lira hynin te furnizimet e përjashtuara dhe nuk paguanin TVSH.

Lexo edhe :  Rritet çmimi i kafes në lokale, ja kur pritet të nisë

Nga 1 janari 2021 edhe fermerët, në skemën e kompensimit, do paguajnë TVSh për qarkullim vjetor mbi 10 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte kufiri minimal deri në fund të 2020-s.

Nga 1 janari është rritur dhe kufiri mbi të cilin paguhet tatim fitim. Bizneset e vogla me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të kenë tatim fitimi zero, sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Deri në fund të 2020-s, bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë kanë paguar zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%. Ky ndryshim pritet të ketë një efekt më të vogël, pasi pjesa më e madhe e subjekteve të vogla kishin një qarkullim vjetore nga 0-5 milionë lekë, ndaj dhe më parë nuk paguanin tatim fitim. Sipas të dhënave të tatimeve, në vitin 2019, ishin rreth 9,300 subjekte me qarkullim 5-14 milionë lekë, që kishin paguar gjithsej 945 mln lekë (7.6 mln euro)./Monitor/

Të fundit

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Vodhi 7 makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim “skifteri” shqiptar

Amarild Muka, 41 vjeç, nga Tirana, një emër i njohur të paktën prej 13 vitesh për policinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga policia...

Lajme të tjera

Web TV