Këto janë 5 problemet më të shpeshta të jetës seksuale, ja si t’i zgjidhni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemi 1: Ai nuk përqëndrohet në orgazmën tuaj

Nëse ju dhe i dashuri juaj keni një marrëdhënie fantastike kur jeni të veshur, atëherë do të thotë se ai nuk është aq egoist sa duket. Po përse atëherë nuk interesohet për orgazmën tuaj? Sipas psikologëve, ai ka turp. Çdo grua është e ndryshme nga tjetra, ndaj është e vështirë për një burrë që të kuptojë se çfarë funksionon tek ty. Ndaj më mirë se ta quajë veten dështak, ai preferon të mos bëjë asgjë.”

Ç’duhet të bëni?

Ai ka nevojë të zgjohet. Tregojini se çfarë bëni kur jeni vetëm. Pjesa më e madhe e meshkujve do të vdisnin të shihnin të dashurën e tyre duke u masturbuar, ndaj mos kini turp.

Problemi 2: Ju nuk përputheni me njëri-tjetrin

Një lajm i trishtë nga bota e shkencës: Personaliteti i një djali nuk ka lidhje me përmasat e penisit të tij. Ndaj nëse i dashuri juaj nuk është aq i madh sa do të donit, është koha për të ndërtuar një strategji pozicionimi.

Ç’duhet të bëni:

Edhe ndryshimi i madh në gjatësi trupore, mund ta bëj seksin të parehatshëm. Nëse ai është 10 cm më i gjatë, zgjidhni një pozicion lugë, (ai prapa teje i shtrirë) për të lejuar një afërsi fizike ose uluni mbi të në karrige dhe mos i shkëpusni sytë nga njëri-tjetri.

Probelmi 3: Të dy jeni të mërzitur nga të njëjtat gjëra:

Seksi pasionant ju kujton kohët kur ishit single dhe kishit lidhje të shkurtra, ndaj nuk doni që të silleni njësoj në krevat në një marrëdhënie të gjatë. Shumë gra mendojnë se kur lidhen me dikë të veçantë, ato nuk duhet të bëhen shumë provokuese. Ato mendojnë se seksi ”i pisët” nuk duhet të ndodhë në marrëdhënie të qëndrueshme, dhe shqetësohen se çfarë do të mendote një djalë i mirë për to.

Ç’mund të bëni:

Largojeni këtë shqetësim nga truri. Të dy mund të keni një marrëdhënie të shëndetshme dhe seks, mjafton që mes jush të ketë komunikim. Sugjeroni të përdorni gjëra të reja në dhomën e gjumit. Duhet të flisni për fantazi, për gjëra që s’i keni bërë bashkë. Nëse kamzhiku dhe lëkura mund ta shokojnë atë, provoni diçka më të butë.

Lexo edhe :  Bëhuni gati! Netflix do të sjellë filmin e ri “Peaky Blinders”

Problemi 4: Shtrati është për gjumë.

Nëse nuk bëni asnjë përpjekje për të bërë seks, kjo tregon se keni një humbje serioze të interesit. Në radhë të parë ju duhet të kuptoni se njerëz të ndryshëm kanë momente të ndryshme dhe mënyra të ndryshme se kur dhe si eksitohen. Sipas studimeve, gjysma e meshkujve dhe e femrave eksitohen fillimisht me mendje dhe pastaj shprehin dëshirë për intimitet fizik. Gjysma tjetër duhet të stimulohet fizikisht që të eksitohet. Nëse partnerët i përkasin grupit të dytë, seksi rrezikon të humbë interesin sepse asnjë nga partnerët nuk denjon të marrë hapin i pari.

Çfarë duhet të bëni:

Në vend që të prisni sa ”t’ju vijë” për seks, filloni të ngacmoheni me njëri tjetrin. Puthuni, përqafohuni, lëpihuni dhe më pas vendosni nëse doni apo jo seks. Ende asgjë? Problemi mund të jetë tek libido juaj. Libido kontrollohet nga hormonet, dhe një mënyrë për ”t’i zgjuar” ato është të provoni gjëra të reja. Ndërmerrni një udhëtim në një vend që nuk keni qënë më parë, ose shkoni të dy kamping në një zonë malore ku nuk ka shumë njerëz.

Problemi 5: Seksi nuk është problemi

Në shumë raste seksi i keq është një shenjë se në marrëdhënie ka probleme. Ndoshta ju nuk përfshiheni aq sa duhet në akt, sepse keni frikë nga përkushtimi. Në vend që të përballeni me të vërtetën, përdorni seksin si justifikim. Seksi është reflektim i asaj që ndodh emocionalisht në marrëdhënien tuaj dhe çiftet e përdorin për të shprehur xhelozinë, mospërfilljen apo inatin.

Çfarë duhet të bëni?

Lëreni mënjanë seksin për një farë kohe dhe mendoni se çfarë ju shqetëson. Ndoshta ai punon më shumë seç duhet, ose nuk i merr në konsideratë ndjenjat tuaja, apo nuk shkon mirë me miqtë tuaj. Nëse nuk ia pranon vetes se këto janë probleme që kanë nevojë për diskutim të përbashkët, atëherë padashje do t’i lejoni këto çështje të futen në dhomën e gjumit dhe të sabotojnë një jetë fantastike seksuale. /ANABEL/

Të fundit

Ekspertët peshojnë gjasat e apelit për çështjen e ish-presidentit Trump në Nju Jork

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump thotë se do të apelojë vendimin e javës së kaluar që...

Kreu i Sindikastës së Pavarur të Arsimit: Ja problemet në kopshte

Në shtator 2013, gjëja e dytë që u bë pas zgjedhjeve ishte shfuqizimi i ligjit për nënpunësin civil. Ligji i ri thotë,  nënpunësi është...

Këta janë miqtë më të mirë të Putinit

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë të dielën dhe me atë rast Politico shqyrtoi 16 rezoluta që kritikonin Rusinë dhe identifikoi eurodeputetë që ishin vazhdimisht...

Bashkëpunim muzikor mes Çiljetës dhe Dijonisit?

Çiljeta Xhilaga ka shprehur interesin për të bashkëpunuar me Dijonis Bibën në një projekt muzikor. Teksa po dëgjonte këngën e tij, ajo e pyeti atë...

Erjon Veliaj i uron suksese Alban Skënderajt pak orë para koncertit

Alban Skënderaj do të rikthehet pranë publikut shqiptar mbrëmjen e sotme përmes një koncerti gjigant. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj i...

Lajme të tjera

Web TV